Kryeministri Rama ka publikuar një album me fotografi nga dy ditët festive 28 dhe 29 nëntori. Shefi i qeverisë ishte në Vlorë në festën e Pavarësisë me Presidentin Meta, por edhe Hashim Thaçin, ndërsa në 29 vendosi kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve.

Ilir Meta, Gramoz Ruci dhe Edi Rama ishin bashkë për të nderuar të rënët e luftës. Ata kryen homazhe dhe vendosën kurora me lule tek monumenti “Nëna Shqipëri” në nderim të 28 mijë dëshmorëve në luftën për çlirim gjatë pushtimit nazi-fashist.

Pjesë e albumit janë fotot nga ceremonia që organizoi Meta me rastin e ditës së Pavarësisë në Pallatin e Brigadave. 

[gallery]24953[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com