Fitoi luftën me koronavirusin, del nga spitali i moshuari që u infektua nga i riu që u kthye nga Italia

Fitoi luftën me koronavirusin, del nga spitali i moshuari që u infektua nga i riu që u kthye nga Italia

Pacienti duke dalë nga spitali Infektiv në QSUT

TIRANE-Sot doli nga spitali pasi fitoi luftën me koronavirusin pacienti i parë, që u infektua nga 28-vjeçari nga Tirana që u kthye nga Italia (Firence) në datë 26 shkurt. Pas bërjes së testit të dytë që rezultoi negativ, i moshuari la spitalin dhe tashmë do të qëndrojnë për 14 ditë brenda në shtëpi i vetëkarantinuar nën vëzhgimin e mjekëve.

Kryeministri Edi Rama ka postuar foton e momentit kur i moshuari lë ambientet e Infektivit në gjendje të mirë shëndetësore, pasi fitoi luftën me koronavirusin. "I shëruari i parë del nga spitali për t’u mbyllur në shtëpi pa dalë fare 14 ditë, nën vëzhgimin e mjekëve fantastikë të Infektivit" shkruan Rama.

Një mesazh mirënjohje për mjekët e ka pasur edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. "Pacienti i parë i shëruar sapo ka lënë spitalin Infektiv për t’u kthyer në shtëpi, ku do të qëndrojë për 14 ditë i vetëkarantinuar. Mirënjohëse për punën e ekipit të Infektivit që janë në ballë të betejës së vështirë me koronavirusin" shkruan ministrja.

Në total numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka arritur në 76, 6 prej të cilëve në 24 orët e fundit. Referuar shifrave zyrtare të raportuara deri më tani nga Ministria e Shëndetësisë, meshkujt janë më të prekurit në Shqipëri nga koronavirusi, ku përbëjnë 59% e të infektuarve, e ndërsa 41% janë femra. 6 rastet e reja vijojnë të jenë nga dy qytetet më të prekura, Tirana dhe Fieri dhe janë kontakte me pacientët e konifrmuar më herët pozitiv (Lexo këtu të dhënat e fundit).

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A...Zh: 21/03/2020 16:47

    Duket ky ja hodhi, por cfare mund te ndodh me ne te tjeret nese vazhdohet me 8 ore liri levizje?! Mendoj kjo eshte gabim dhe duhet te korrigjohet menjehere. Perndryshe keta te prekurit e diagnostifikuarit e pare ironikisht do te na duken me fat, pasi paten mundesine e asistences mjekesore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës