76 të prekur me koronavirus në Shqipëri, 59% e të infektuarve meshkuj! Dy pacientë lënë spitalin, në vetëkarantinim për 14 ditë

TIRANË- Pas 46 testeve të kryera për COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 6 persona, duke e çuar në total në 76 numrin e të infektuarve në Shqipëri. Referuar shifrave zyrtare të raportuara deri më tani nga Ministria e Shëndetësisë, meshkujt janë më të prekurit në Shqipëri nga koronavirusi, ku përbëjnë 59% e të infektuarve, e ndërsa 41% janë femra. 6 rastet e reja janë vijojnë të jenë nga dy qytetet më të prekura, Tirana dhe Fieri dhe janë kontakte me pacientët e konifrmuar më herët pozitiv.

Ashtu sikurse u bë e ditur një ditë më parë, dy kontakte të pacientit zero kanë rezultuar negativ edhe pas testit konfirmues, por edhe pas daljes nga spitali, ata do të vijojnë  të qëndrojnë në vetëkarantinim edhe për 14 ditë të tjera, duke ndjekur masat e kontrollit respirator dhe higjienën personale. Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike kurën e përdorur. "Ministria  e Shëndetësisë ka siguruar medikamente bazë, duke u mbështetur në protokollin e hartuar nga shërbimi i sëmundjeve infektive në QSUT. Terapia mbështetet në protokollin klinik, mbështetet në medikamentet që trajtojnë shenjat klinike, simptomatike si dhe preparatet anti-viral. Personat që kanë lënë spitalit do të ndjekin masën e vetëkarantinimit duke respektuar etiketën respiratore për 14 ditë dhe higjienën personale", bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

Sa i përket gjendjes shëndetësore të 37 pacientëve të shtruar tek infektivi,  4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike.  Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Tirana vijon të jetë qyteti më i prekur nga Koronavirusi me 55 qytetarë për t'u ndjekur nga Fieri me 8 të prekur, Durrësi 5,  e ndërsa, Elbasani, Rrogozhina dhe Kavaja nga dy pacientë secili. 

Spitali i dytë për COVID-19 është gati me një kapacitet prej 190 shtretësh, konfirmon Ministria e Shëndetësisë, duke çuar në total të shtretërve në dispozicion 310. 36 prej tyre janë të zëna me pacientët që janë të shtruar në Spitalin Infektiv në QSUT.

Ministria e shëndetësisë u bën sërish apel qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin sa më shumë kontaktet, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të këtij virusi, ndërsa ka rikujtuar edhe një herë dy numrat e kontaktit që janë vënë në dispozicion për qytetarët. Për ata që kërkojnë informacion apo këshilla në lidhje me COVID-19 duhet të telefonojnë në numrin 0800 40 40, e ndërsa për ata qytetarë që kanë shfaqur simptomë duket të marrin numrin e urgjencës 127.

Renditja e qyteteve më të prekura me koronavirus
Tiranë  55 qytetarë
Fier 8 qytetarë
Durrës 5 qytetarë
Lushnje 2 qytetarë
Elbasan 2 qytetarë
Rrogozhinë  2 qytetarë
Kavajë 2 qytetarë

Shifrat: 778 teste të kryera në total që nga konfirmimi i rastit të parë, 2 viktima, (në Durrës dhe Lushnje). 2 të shëruar, kanë lënë spitalin dhe janë në vetëkarantinim.76 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, 9 prej të cilëve personel mjekësor, një në Durrës (kontakti me viktimën e parë) 8 të tjerë spitali "Shefqet Ndroqi". 37 pacientë të shtruar tek Infektivi në QSUT. Tirana qyteti më i prekur, me 55 të infektuar.

Harta e qyteteve të prekura me koronavirus
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:15
310 shtretër në dispozicion për të prekurit me koronavirus në Shqipëri, 76 të zënë

310 shtretër janë në total në dispozicion për të prekurit me koronavirus në Shqipëri. 190 janë te Spitali "Shefqet Ndroqi" dhe 120 të spitali Infektiv në QSUT, 76 prej të cilave janë të zëna aktualisht me pacientë.

Ora 11:59
Ministria e Shëndetësisë: Mosha mesatare e të prekurve me koronavirus në Shqipëri rreth 65 vjeç

Pyetur se cila është grupmosha më e prekur në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ditët e fundit ka pasur një trend në rritje të moshave mbi 65 vjeç.

"Kemi të prekur nga grupmoshat aktive deri në moshën e tretë. Është vënë një trend në rritje i rasteve pozitive mbi moshën 65 vjeç", bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

Ora 11:50
MSH detaje për dy personat në karantinën e Konvaleshencës: Nuk janë pozitiv me COVID- 19

Në karantinën shtetërore të lokalizuar në Konvaleshencë, janë dy persona që nuk kanë rezultuar pozitiv, por janë karantinuar pasi kanë qenë kontakte të ngushta me të infektuar. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga ministria e Shëndetësisë.

"Në karantinën shtetërore janë persona e kontaktit të ngushtë. Ato që janë në karantinë nuk janë pozitiv, por po ndiqen dhe po monitorohen sipas protokollit", bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

Ora 11:49
Ministria e Shëndetësisë bën publike kurën e përdorur për dy pacientët e shëruar nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike kurën e përdorur për dy pacientët e shëruar dhe që tashmë kanë lënë spitalin.

"Ministria  e Shëndetësisë ka siguruar medikamente bazë, duke u mbështetur në protokollin e hartuar nga shërbimi i sëmundjeve infektive në QSUT. Terapia mbështetet në protokollin klinik, mbështetet në medikamentet që trajtojnë shenjat klinike, simptomatike si dhe preparatet anti-viral. Personat që kanë lënë spitalit do të ndjekin masën e vetëkarantinimit duke respektuar etiketën respiratore për 14 ditë dhe higjienën personale", bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare