Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e ditës së sotme pamje nga ecuria e punimeve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ai shkruan se projekti po merr formë dhe se do ta shndërrojë vendin në një portë të madhe për të gjithë vizitorët që do të zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar.
“Mirëmëngjes, dhe me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës që ka filluar të duket në sipërfaqe e që po merr formë dita-ditës, për ta shndërruar atë në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar e për të pushuar, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.
Më herët kryeministri e ka cilësuar aeroportin e Vlorës që pritet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme si investimin më të rëndësishëm në vendin tonë.
Aeroporti i Vlorës, një investim mbi 100 milionë Euro, pritet që të hapë 1 mijë vende pune të reja, do të ulë çmimet e biletave dhe do ta kthejë Vlorën në portën më të rëndësishme turistike të rajonit. Më 20 prill 2021 u nënshkrua kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që pritet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme dhe do të jetë i tretë aeroport në vend ku fluturimet do të jenë transoqeanike.
-
Na ke dhene fjalen qe do zgjidhesh edhe problemin e ujit te pishem ne 24 ore ne. Vlore suksese
Përgjigju -
Dhe cfare thane evropianet per kete aeroport na e kujtoni pak?
Përgjigju -
Super punime ! Mrekulli
Përgjigju -
Shqiperia jone eshte ne rrugen e mbare te perparimit dhe prosperimit te jetes se njerzve.
Përgjigju -
duhet dhe aeroport ne shkoder,,korce,,dhe sarande....nuk ka pse shkodra te vije ne rinas...
Përgjigju -
Si I bëhet për të lëvizur nga Vlora në Durrës,Tiranë,Elbasan,Pogradec,Shkodër etj...etj..? Trenat ku jan ???
Përgjigju -
Turistet do shtohen akoma me shume me kete projekt
Përgjigju -
Investime te duhura per vendin tone
Përgjigju -
investime nga me te ndryshmet te cilat e bejne edhe me te preferuar Shqiperine per turistet
Përgjigju -
Qeveria juaj mund te sillte kaq shume ndryshime
Përgjigju -
Investime shume te rendesishme per vendin tone
Përgjigju -
Nje tjeter investim qe do te sjelle rritje te turisteve ne vendit tone
Përgjigju -
Nje aeroport fantastik qe po behet ne vlore me te gjithe standartet per tu duartrokitur puna qe po behet dhe forma????????
Përgjigju -
Vetem qeveria juaj mund ti beje keto investime kaq te medha
Përgjigju -
Kjo do te jete nje tjeter port hyrese per ne shqiperi
Përgjigju -
Urime shperesojm te jet gati sa me par
Përgjigju -
Ketu as balonat nuk ngrihem e jo avion
Përgjigju-
Fluturo shqiper fluturo, dhe do ngrihen jo vetem balonat por dhe avione me te medhenj se ato ne Rinas!
-
-
Me borxh mund të ndërtosh, po zgjidhjen e problemeve të brendshëme kujt ja ke lën or tej, se nuk do kesh taksapagues për të paguar borxhin mbrapsht
Përgjigju -
eshte shume afer detit....
Përgjigju-
Vlora e meriton. Urime qeverine.
-








Komente
Komento