Rama publikon videon nga ecuria e punimeve për Aeroportin e Vlorës: Do jetë më i madhi në Ballkan, investimi më i rëndësishëm për vendin tonë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin e tij social Facebook ka ecuria e punimeve e Aeroportin e Vlorës. Rama shprehet se do jetë aeroporti më i madh në Ballkan dhe një ndër investimet më të rëndësishme në vendin tonë.

"MIRËMËNGJES     

dhe me punën që vijon në rrugën e Aeroportit të Vlorës, i cili do të jetë aeroporti më i madh në Ballkan, dhe një ndër investimet më të rëndësishme për ekonominë e vendit, ju uroj një ditë të mbarë."- shkruan Rama.

Aeroporti i Vlorës, një investim mbi 100 milionë Euro, pritet që të hapë 1 mijë vende pune të reja, do të ulë çmimet e biletave dhe do ta kthejë Vlorën në portën më të rëndësishme turistike të rajonit. Më 20 prill 2021 u nënshkrua kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që pritet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme dhe do të jetë i tretë aeroport në vend ku fluturimet do të jenë transoqeanike.

 

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/12/2022 01:42

    Perpara se te na lavdohesh me madhesine e aeroportit,me mire na sqaro te gjitheve a e zgjidhe problemin me Konventen e Bernes qe te ka kerkuar ndalimin e punimeve ne aeroport,apo si gjithemone do te vazhdosh me koken tende? Po pergjegjesine ne fund per pasojat, do t'a mbash vete,apo do t'ia lesh ndonje tjetri ne preher?

    Përgjigju
  • Rama: 15/12/2022 19:33

    Bravo i qofte

    Përgjigju
  • Sandri: 15/12/2022 19:32

    Ska me mire se te ndertohen keto se vetem rritje ne ekonomi sjellin

    Përgjigju
  • geri: 15/12/2022 13:47

    super investim per vendin tone dhe nje projekt shume i madh dhe plot ecuri pozitive

    Përgjigju
  • titi: 15/12/2022 13:43

    fantastike kan ecur shume punimet

    Përgjigju
  • denion: 15/12/2022 10:23

    nje piktor largpames ....hmmm sikur keto te dyja nuk shkojne apo jo ?

    Përgjigju
  • EDISON: 15/12/2022 09:28

    E din kryeministri se ne Ballkan perfshihen edhe aeroportet e Stambollit - dy te tille, njeri nder me te medhenjt e botes - dhe ai i Athines...?

    Përgjigju
  • BARDI: 15/12/2022 08:50

    Z kryeminister akoma nuk ke kuptuar qe investimet qe ju beni ne tunele,rruge, aerodrome,nuk shtojn as dhe nje gram buke apo fruta ne tavolinen e shqiptarit.Ju po kujtoni se po i shtoni kushedi cfare nivelit te jeteses te popullit.Keni 9 vjet ne pushtet dhe me ato shtesa qe keni bere ne te ardhurat e pensionet,ju nuk mbuloni as dhe 1% te vlerave te cmimeve qe po shkojne drejt uljes se nivelit te jeteses se popullit.Si nuk e kuptoni qe ska turizem pa bujqesi.Si mund te beshe turizem me produkte importi per ato artikuj te domosdoshem per restorantetper turistet e huaj dhe te vendit.Me peshk te kultivuar nga kina e mish nga argjentina.Ju jeni dhe i le xuar ,e dini faree mire se ROMA nuk u ndertua per nje vit?Te tilla mendje te japin te kuptosh se interesat e tuaja jane ne diskordance te plote me interesat e popullit.A e kuptoni qe keni nje administrat te korruptuar qe i sherben vetem cdo gjeje po popullit jo,.po me 740000 vet ne administrat kur nuk pergjigjesh per as gje dhe ndjenja e pergjegjesis eshte XERO per punen?Keni shume gjynabe ndaj popullit dhe spo kuptoni qe urrejtja e tij po rritet cdo dite dhe nuk do keni asnbe mundesi justifikimi ndaj tij.

    Përgjigju
    • Lino: 15/12/2022 13:31

      Ai e di , ti nuk e dike qe pret nga Te tjeret. Vetem kte Dini shteti shteti shteti Mos do tja bej dhe grat shteti?

    • [email protected]: 15/12/2022 10:35

      Nuk i heq as presjen.

    • Ald: 15/12/2022 09:57

      Si i tha i madhi Roland Trebicka? Ia the, po kujt ia the...

  • Meri: 15/12/2022 08:50

    Ata që do të vijnë me Avion,me ç'far do tē lëvizin për të vizituar shqipërin,me ç'far do të levizin për të visituar shqipërin, me fugona ???duhen ndërtuar hekurudha,në të gjithë botën shumica e njerzve udhtojnë me Tren.

    Përgjigju
    • Sunny tirana: 15/12/2022 21:59

      O njeri, meru me punet e tua. Shteti ka plot njerez qe merren me rruget, turizmin, bujwesine etj. Bej nje pune ose nderto nje biznes, te zesh kohen dhe te jetosh meire.

  • dani: 15/12/2022 08:33

    me i madhi ne ballkan por duhet te sigurosh edhe trenat qe te levizin drejt gjithe shqiperise sa me shpejt dhe me lire,cfare interesi eshte qe nje qe eshte nga veriu ka ardhur me bilete te lire,por qe te shkoje ne drejtim te veriut i kapet me shtrejt dhe me gjate do te thote se ky investim eshte shume i vaket,prandaj vendos ne funksion hekurudhat te pakten te shkoje ne qytetet e medha sa me shpejt nga jugu ne veri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së/ Tek  Zogu i Zi policia krijon një rrugë për të lehtësuar trafikun e makinave që vijnë nga ish-sheshi Shqiponja

Protesta e PD-së/ Tek Zogu i Zi policia krijon një rrugë për të lehtësuar trafikun e makinave që vijnë nga ish-sheshi Shqiponja