Aksi Kardhiq-Delvinë tashmë ka më shumë se një muaj që është hapur për publikun, i cilësuar si një nga akset me prioritare që shkurton rrugën nga Tirana në Sarandë, e cila tan i do të bëhet për 3 orë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit.

Mëngjesin e sotëm ka qenë Kryeministri Edi Rama i cili në video në Facebook ka ndarë opinione të qytetarëve që tashmë udhëtojnë në këtë rrugë.

“Mirëmëngjesi dhe me qytetarët që flasin nga aksi kombëtar Kardhiq-Delvinë, i cili ofron një spektakël të natyrës shqiptare bashkë me Sarandën që arrihet shumë më shpejt përmes tij, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Në video qytetarët shprehet se rruga është e standardeve më të mira.

“Shumë e mirë si rrugë. Mendova se ishte gjysmë e ndërtuar por ishte e përfunduar, një mrekulli. Sepse zgjidh shumë probleme, Muzina është rrugë e rrezikshme me probleme. Kjo e shkurton dhe heq shumë probleme aksidentesh”, tha një qytetar.

“Unë e bëj 3 herë në muaj. Ka shkurtuar gati 45 minuta”, u shpreh një tjetër.

“Ëcën shpejt. Fiton kohë”, tha një tjetër.

Ndërkohë një tjetër qytetar u shpreh se përmes rrugës së re jo vetëm shkurtohet kohë, por shkurtohen edhe shpenzimet e karburantit. Me një gjatësi prej 33 km, përfundimi i rrugës Kardhiq-Delvinë, tashmë i ka dhënë një tjetër hov lëvizjeve në zonën e jugut.