Rama publikon mendimet e qytetarëve për rrugën Kardhiq-Delvinë: Shkurton kohë dhe më pak shpenzime

Aksi Kardhiq-Delvinë tashmë ka më shumë se një muaj që është hapur për publikun, i cilësuar si një nga akset me prioritare që shkurton rrugën nga Tirana në Sarandë, e cila tan i do të bëhet për 3 orë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit.

Mëngjesin e sotëm ka qenë Kryeministri Edi Rama i cili në video në Facebook ka ndarë opinione të qytetarëve që tashmë udhëtojnë në këtë rrugë.

“Mirëmëngjesi dhe me qytetarët që flasin nga aksi kombëtar Kardhiq-Delvinë, i cili ofron një spektakël të natyrës shqiptare bashkë me Sarandën që arrihet shumë më shpejt përmes tij, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Në video qytetarët shprehet se rruga është e standardeve më të mira.

“Shumë e mirë si rrugë. Mendova se ishte gjysmë e ndërtuar por ishte e përfunduar, një mrekulli. Sepse zgjidh shumë probleme, Muzina është rrugë e rrezikshme me probleme. Kjo e shkurton dhe heq shumë probleme aksidentesh”, tha një qytetar.

“Unë e bëj 3 herë në muaj. Ka shkurtuar gati 45 minuta”, u shpreh një tjetër.

“Ëcën shpejt. Fiton kohë”, tha një tjetër.

Ndërkohë një tjetër qytetar u shpreh se përmes rrugës së re jo vetëm shkurtohet kohë, por shkurtohen edhe shpenzimet e karburantit. Me një gjatësi prej 33 km, përfundimi i rrugës Kardhiq-Delvinë, tashmë i ka dhënë një tjetër hov lëvizjeve në zonën e jugut.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lali: 08/08/2022 21:57

    Tani tyneli behet per te shmangur malin, apo behen per qejf ne maje te malit?

    Përgjigju
  • Helga: 08/08/2022 14:19

    Me te vertete qe na ka ndihmuar shume sepse eshte bere syper investim dhe kjo rruge kishte cdo sinjalistike te nevojshme dhe ishte ndertuar me te gjitha parametrat e duhura

    Përgjigju
  • Dea: 08/08/2022 14:18

    Pritej qe qytetaret do t t falenderonin dhe do te ishin te kenaqur nga puna juaj sepse ky aks me te vertete te fal shume lehtesira.

    Përgjigju
  • Mali: 08/08/2022 13:53

    Bobobo ku shkon mendjemadhesia e kryepykes qe ndersa Shqiperise i vriten femijet apo digjet dynjaja ky na u marrka kush e levdon me shume! Dhe dalin keta lilipykat e vegjel qe i fusin dhe kete ca levdata. Cpaskeni qene more, kaq te babzitur?? Po si ore ben bota vepra te medha dhe nuk gjen nje lider te llapise per veten por as dhe njerzit nuk flasin per te sepse eshte injorance. Plehra.

    Përgjigju
  • Albion: 08/08/2022 12:54

    Puna mire ska te share , ju lumshin krahet

    Përgjigju
  • Kledio: 08/08/2022 12:54

    Hallall or burr zotni, na ke shpetu jeten me ket rug ne qe e bojm per dit me fugona

    Përgjigju
  • Astrit: 08/08/2022 12:34

    Pune me te vertet qe na ndihmon ne shume aspekte, eshte e rendesishme qe te mos shpenzojm shume dhe kjo eshte arritur fal kesaj rruge

    Përgjigju
  • Besnik: 08/08/2022 12:33

    Eshte e vertet se shkurtohet distanca dhe ne kete menyre harxhojm me pak koh e nafte dhe udhetimet jan me te qeta se ska rruge me gropa

    Përgjigju
  • nardi: 08/08/2022 12:29

    investime te tilla do te na cojne perpara dhe kjo rruge do te na shkurtoje shum rrugen dhe kohen per te vajtur deri ne sarand

    Përgjigju
  • kleo: 08/08/2022 12:27

    eh mor cfare kryeministri kemi i cili po ben te munduren per ta cuar vendin perpara

    Përgjigju
  • Besi: 08/08/2022 11:30

    Me tu knoq shpirti kur shofim te tilla rruge qe ka plot ndikime pozitive ne shqiprin ton tbukur

    Përgjigju
  • Dritan: 08/08/2022 11:27

    Me vjen mir qe shohim te tilla investime kaq te remdesishme oer tgjith ne sidomos ne kete sezon veror

    Përgjigju
  • Koli: 08/08/2022 11:26

    Jemi ne koh krize le tthemi dhe domosdoshmerisht cmimi naft benzin ka pasur luhatjet e veta…. Me an t ketij aksi kemi mundsin qe t harxhojm me pak lek per karburantin ka lezet

    Përgjigju
  • Sandri: 08/08/2022 11:24

    Opozita vec 1 rrug kombi bono edhe na cau trapin 100 vjet tu e permen. Kta kan punu shum dhe jan goxha modest

    Përgjigju
    • Lushnjari: 08/08/2022 14:01

      SIGURISHT EDHE BALLUKU KA NJE BALLKON MODEST...APO KA BËR RINOVIM...

    • Gallate: 08/08/2022 11:53

      O sa kam qesh, ku e pe modestine ti? Te Tigri? Hahahah

  • Arnoldi: 08/08/2022 11:23

    Natyrisht sidomos me shpenzimet se jan gjith ato kilometra me pak.

    Përgjigju
  • aris: 08/08/2022 10:48

    kjo rruge shkurton shume kohe dhe skemi me problem me trafikun

    Përgjigju
  • fatmir: 08/08/2022 10:46

    shume e mire kjo rruga te shkurton shum kohe

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 08/08/2022 10:37

    Kete ma do mendja e ke bere me kursimet e familjes...

    Përgjigju
    • Dakord: 08/08/2022 11:14

      E ke pyetur ndonjehere veten se mos e ke mendjen e semure ti??

    • Ardi: 08/08/2022 11:12

      Ka qene ne konkurence me kryeministrat e tjere,, qe kan ber shume me kursimet e familjes

    • Ardi: 08/08/2022 11:10

      Ka qene ne konkurence me kryeministrat etjer qe kan ber shum me kursimet e familjes

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan