Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha vijojnë replikat në rrjetet sociale për vettingun. Përmes një video postuar në instastory, Rama përzgjodhi një fragment nga filmi “Njeriu me Top” ndërsa e shoqëroi me statusin “Ai momenti kur gjylet e Vetingut të prishin folenë e gjarpërinjve në pallatin e Drejtësisë…”

Statusin e Kryeministrit e pason në sinkron, batuta epike e artistit të popullit Kadri Roshi në rolin e “Plakut Mere”: “Eh, unë s’mund të bëj gjë tjetër veçse të qesh”.

Ndërkohë që pas statusit të Ramës ka reaguar menjëherë Basha, i cili akuzon Ramën për kapje të vettingut, ndërsa shton se gjarpërinjve kokat do ju shtypen, sipas tij nëse jo nga drejtësia, nga populli.

Rama, Xhafajt, Roshi, Tahiri, Dako, Veliaj, Sejdini, Frrokët & co, kjo bandë kriminale do i ikë drejtësisë sa kohë vettingu i kapur nga kryemafiozi mban gjyqtarë me lidhje kriminale si Dvorani-Hallunaj. Por gjarpërinjve kokat do ju shtypen. Nëse jo nga drejtësia, nga populli!

Lulzim Basha


Statusi i Rames


Pergjigja e Bashes