Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga Poliklinika e Krujës, me të cilat tregon si ishte dhe si po bëhet sot.

Këto foto, Rama thotë tregojnë se gjendjen e mjeruar në të cilën ishte poliklinika para 7 vitesh dhe jo para 70 vitesh, duke thumbuar kështu edhe kundërshtarët politikë.

“Ja si ishte edhe Spitali i Krujës deri para 7 jo 70 vjetësh dhe si po bëhet sot, e le ta shohin edhe këtë ata që vazhdojnë thonë "s'ka ndryshuar asgjë" ose më keq akoma, "s'ka më keq se janë bërë spitalet", thotë Rama.

Mandati i tretë Rama shton se i duhet për të vijuar të bëjë ndryshime, si në rastin e spitaleve që sipas tij janë si nata me ditën krahasuar me 7 vite më parë. Ata që s'e pranojnë kreu i qeverisë thotë se janë të verbuar nga mllefi politik.

“Unë jam i pari që them ka ende shumë akoma për të ndryshuar më tej, prandaj duhet Mandati Tretë, por ama kush thotë se nuk ka ndryshuar si nata me ditën gjendja e spitaleve, ose ka humbur kujtesën ose është krejt i verbuar nga mllefi politik!

Unë jam i pari që them ka ende shumë akoma për të ndryshuar më tej, prandaj duhet Mandati Tretë, por ama kush thotë se nuk ka ndryshuar si nata me ditën gjendja e spitaleve, ose ka humbur kujtesën ose është krejt i verbuar nga mllefi politik!

Sidoqoftë një gjë është e sigurtë: Askush nuk e mbaron dot punën transformuese të shëndetësisë përveç nesh, sepse kjo është një luftë që do vizion, pasion, vullnet dhe durim të madh, e këto o i ke o s'i ke”, shton Rama.