Puna për ndërtimin e Auto Moto Park-ut të parë në Shqipëri në Elbasan me standardet e Federatës Ndërkombëtare të Automobilave (FIA) po vijon.
Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri i ndërtimit, ndërsa shton se Auto-Moto Parku do të përdoret për zhvillimin e një larmie aktivitetesh automobilistike dhe garave kombëtare e ndërkombëtare.
‘Mirëmëngjesi dhe me punën që vijon për Auto Moto Park-un e parë shqiptar, i cili po ngrihet në Elbasan me standardet e Federatës Ndërkombëtare të Automobilave (FIA) për zhvillimin e një larmie aktivitetesh automobilistike dhe garave kombëtare e ndërkombëtare, ju uroj një ditë të mbarë.’- shkruan Rama.
Auto Moto Park i cili ndodhet në Krastë të Elbasanit, sipas Ramës nuk ka për qëllim vetëm argëtimin, por do të krijojë dhjetra vende të reja pune dhe do të ndryshojë tërësisht zonën përreth.
-
Ky investim eshte me i mire se stadiumet.Futbollin e kemi pasion,por s'kemi kembe,kurse per makinat e shpejta,japim prova cdo dite se sa i duam me ane te aksidenteve e gjobave per shpejtesi.Nuk do te jete e larget dita kur te nxjerrim dhe ne pilote per Formula-Uno.
Përgjigju -
Te gjithe shkodranet qe bejne 3 ore per te shkuar deri ne Shkoder nga Tirana jane te ftuar te provojne pisten e re. Xhiroja e pare falas nga Ripjellja
Përgjigju -
Sapo e dha dhe RAI UNO qe ja hoqen te drejten pistes te garave ne Malajzi kalon ne Elbasan duke filluar nga 2023 2024.problem jane grupet kriminale thoshte lajmi
Përgjigju










Komente
Komento