Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në Aeroportin e Rinasit gjatë muajit gusht, deri në datën 27, ka pasur shifra rekord hyrjesh e daljesh të pasagjerëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shkruar se janë rreth 1.7 milionë pasagjerë të janë ‘përpunuar’ gjatë këtij muaji, deri në datën 27.

Data 17 gusht ka shënuar edhe rekordin, pasi sipas kryeministrit Edi Rama, në Aeroportin e Rinasit janë përpunuar rreth 60 mijë pasagjerë dhe 326 fluturime.

Shefi i Qeverisë thekson po ashtu se edhe gjatë muajit korrik Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka përpunuar afro 1.65 milion, 28.1% më i lartë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Kryeministri kujton se në raportin e saj të prillit 2026 për trafikun aeroportual, organizata europiane e aviacionit civil e renditi sërish Tiranën si aeroportin me rritjen më të shpejtë mujore në kategorinë e aeroporteve të mëdha.

Postimi i Ramës:

Vijojnë shifrat e larta në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, me 1.717 milion pasagjerë të përpunuar vetëm gjatë këtij muaji, deri më 27 gusht.

Rekord më 17 gusht, kur aeroporti përpunoi 60,291 pasagjerë dhe 326 fluturime brenda një dite të vetme.

Edhe gjatë muajit korrik Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka përpunuar afro 1.65 milion, 28.1% më i lartë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Në raportin e saj të prillit 2026 për trafikun aeroportual, organizata europiane e aviacionit civil e renditi sërish Tiranën si aeroportin me rritjen më të shpejtë mujore në kategorinë e aeroporteve të mëdha.