Teksa është përballur me akuzat e opozitës për rritjen e çmimeve në vend, kryeministri Edi Rama sjell shifrat e inflacionit.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar të dhënat ku krahason vendin tonë me rajonin. Sipas Ramës, Shqipëria ka inflacionin më të ulët në rajon.

Kryeministri ka vijuar se për këtë ka ndikuar rritja e prodhimit vendas si dhe mbulimi 100% nga qeveria i rritjes së çmimit të energjisë.

“Mbulimi 100% nga qeveria i rritjes së çmimit të energjisë elektrike për familjarët dhe bizneset e vogla dhe rritja e prodhimit vendas, kanë bërë që rritja e inflacionit në Shqipëri të jetë më e ulëta në rajon! Këto janë të dhëna të muajit prill”, shkruan Rama.