Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër tabelë, ku tregon se biznesi vogël në Shqipëri nuk paguan TVSH në ndryshim nga vendet e tjera në rajon.
“Ja edhe ngarkesa e TVSH mbi biznesin e vogël, të cilin do të vazhdojmë ta mbrojmë edhe nga rritja e çmimit të energjisë, siç po mbrojmë të gjitha familjet po ashtu, si askund tjetër ku faturat e energjisë po kripen vijimësisht”, shkruan Rama.
Lajmi kryesor:
Rritja e çmimeve/ Rama nxjerr grafikun: Shqipëria i vetmi vend në rajon që ka zero taksë dhe TVSH për biznesin e vogël










