Përmes një video në faqen e tij në Facebook, kryeministri Rama ka publikuar debatin sot në seancën plenare me Ben Blushin.
 
Në statusin e tij, Rama thotë se Blushi erdhi në parlament për të përfaqësuar socialistët e Elbasanit, por e përdori mandatin e tyre të pafajshëm.
 
"Sot në Kuvend - Erdhi në parlament për të përfaqësuar socialistët e Elbasanit.
 
Por e përdori mandatin e tyre të pafajshëm, për të bërë fajin banal të përgojimit e të baltosjes së qeverisë së tyre, e të të gjithë socialistëve të Shqipërisë!
 
Tre vite e gjysëm rresht, zi e më zi, Sali e më Sali, shto katran e shto bojë në foltore...
" shkruan Rama.
 
Në mungesë të PD për shkak të bojkotit, Blushi është opozita e vetme në Kuvend seancave të së enjtes.