Edhe kryeministri, Edi Rama, përmes rrjetit social Facebook ka postuar videon 3D nga projekti i bashkisë për këndin e lojërave në parkun e Liqenit, për të cilin sot u organizua edhe protesta nga qytetarë të shoqërisë civile. 

“Ja shiheni vetë për çfarë "protestojnë" tek Parku i Liqenit!... Sado e pabesueshme të duket është fatkeqësisht e vërtetë që nën udhëheqjen e Partisë Demokratike, "protestuesit" duan të pengojnë forcërisht pikërisht këtë që shihni!” shkruan Rama në Facebook.
 
 

Ja shiheni vetë për çfarë "protestojnë" tek Parku i Liqenit!... Sado e pabesueshme të duket është fatkeqësisht e vërtetë që nën udhëheqjen e Partisë Demokratike, "protestuesit" duan të pengojnë forcërisht pikërisht këtë që shihni!...

Posted by Edi Rama on Sunday, February 21, 2016


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)