Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë javë me një lajm të mirë për fermerët. Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri iu ka thënë ‘mirëmëngjes’ qytetarëve, ndërsa ka njoftuar dhe të gjithë fermerët se duke filluar nga data 28 shkurt me NIPT mund të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare për projektet e tyre.
Kjo bëhet në kuadër të skemës kombëtare të mbështetjes për bujqësinë, ndërsa sipas Ramës, fermerët mund të aplikojnë pranë agropikave e zyrave rajonale të bujqësisë pa asnjë dokument shtesë.
/Shqiptarja.com
Kjo bëhet në kuadër të skemës kombëtare të mbështetjes për bujqësinë, ndërsa sipas Ramës, fermerët mund të aplikojnë pranë agropikave e zyrave rajonale të bujqësisë pa asnjë dokument shtesë.
“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se që prej datës 28 shkurt të gjithë fermerët me NIPT mund të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare për projektet e tyre në skemën kombëtare të mbështetjes për bujqësinë pranë agropikave e zyrave rajonale të bujqësise, PA ASNJË DOKUMENT SHTESË, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
d.c./shqiptarja.com











