Rama publikon videon/ Turistët e huaj të mrekulluar me Shqipërinë: Do të kthehemi sërish

Rama publikon videon/ Turistët e huaj të mrekulluar me Shqipërinë: Do të kthehemi sërish

 Turistë të huaj nga Suedia, Norvegjia Franca, Gjermania, Irlanda e Kina ndanë përshtypjet e tyre për natyrën e mrekullueshme të vendit tonë, historinë e kulturën, si dhe mikpritjen tradicionale që përcillet nga të rinjtë e “Smile Albania”.

 Kryeministri Edi Rama ndau sot një video me përshtypjet e turistëve të huaj të cilët janë mirëpritur nga të rinjtë e “Smile Albania”.

Ne vijmë nga Suedia. Vizituam Shqipërinë dhe do të kthehemi sërish këtu”, u shprehën një grup turistësh nga vendi nordik.

Një turiste nga Kina tha se e ka shijuar shumë eksperiencën shqiptare. “Shqipëria është një vend shumë i bukur dhe fantastik. Shpresoj që njerëzit e vendit tim të vijnë dhe të shijojnë miqësinë me këta njerëz dhe pamje të mrekullueshme”, u shpreh turistja kineze.

Ajo shprehet se kishte ngelur shumë e kënaqur në qytetin e  Durrësit. “Vitin që kaloi, kaluam nga Shqipëria për në Greqi. Na pëlqeu aq pak sa pamë dhe vendosëm të ktheheshim për të vizituar nga veriu në jug. Kemi ngelur të mahnitur nga ajo që kemi vizituar”, tha një çift turistësh nga Franca.

“Ne jemi nga Irlanda, kemi udhëtuar nëpër Shqipëri për 2 javë. Ajo që mund t’ju them është se njerëzit janë fantastik, vendet janë të mrekullueshme dhe çdo njeri duhet të vijë dhe të përjetojë një eksperiencë që ndodh një herë në jetë”, u shprehën turistët nga Irlanda.

Ndërsa në një grup turistësh nga Gjermania njëra nga vajzat u shpreh: “Na pëlqen gjithçka në Shqipëri. Kështu është super. Ne do kthehemi sërish këtu në Shqipëri”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë