Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale, në lidhje me punën që po bëhet për ndërtimin e Korridorit VIII (aksi Elbasan-Qafë Thanë).
Kreu i qeverisë shprehet se në këtë aks rrugor po zhvillohet një punë e jashtëzakonshme e kolosale dhe se punimet janë të standardeve europiane.
Ndër të tjera ai thekson se shembja në aksin rrugor që lidh Librazhdin me Prrenjasin, ka ardhur si shkak i rrëshqitjes së tokës, pra gjeologjike dhe jo për shkak të punimeve që po kryhen në Korridorin VIII.
“Mirëmëngjes dhe me këtë vëzhgim të bërë dje në kantierin e aksit të ri të Korridorit VIII (Elbasan - Qafë Thanë), ku po bëhet një punë kolosale e shembullore e standardeve europiane, ndërkohë që 700 tenxheret politike mediatike e mbytën miletin me bombat artizanale mbi segmentin prej disa qindra metrash të rrugës së vjetër, të cilën e bllokoi rrëshqitja e tokës, pa asnjë lidhje, hiç, zero, me investimin e ri madhor, ju uroj fundjavë të qetë dhe larg tenxhereve të qametit artificial”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Si pasojë e shembjes në Librazhd-Prrenjas, që edhe për autoritetet është gjithashtu vetëm fenomen natyror, Juglindja e vendit ka mbetur në izolim prej një jave. Nga ana tjetër ende nuk ka një afat se kur do të hapet rruga alternative për rihapjen e qarkullimit të mjeteve.
Komente












Z.Rama,fshati qe duket nuk do kallauz! Une e para kam thene qe eshte zona me rreshqitese e vendit,por ama nga ana tjeter,te gjithe i pame fotot ku ishte Shkumbini perpara se kompanite qe po ndertojne Korridorin 8 te fillonin germimet e marrjen e zhavorit e ku eshte tani.Kur nje fenomeni natyror superaktiv i jepet nje dore dhe nga aktiviteti i njeriut,rezultati eshte katastrofik e nuk ka nevoje per /bomba artizanale/ te /tenxhereve politike mediatike/ qe te duket e te kuptohet.
Përgjigju