Rama: Punësim sipas ligjit
ne nuk veprojmë si Berisha

Rama: Punësim sipas ligjit<br />ne nuk veprojmë si Berisha
TIRANE- Kryeministri i vendit, njëherësh dhe kryetar i Partisë Socialiste Edi Rama, në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar, të kësaj partie, nuk ka pritur që deputetët socialistë të shfaqin ankesat e tyre për punësimin e atyre që kanë kontribuar për fitoren e 23 qershorit të vitit të kaluar. Pasi kryetari i grupit Gramoz Ruçi ka përfunduar komunikimin me deputetët për seancën parlamentare të ditës së enjte, projektligjet që duhen mbrojtur, pjesmarrjen në senacë, ka qënë kryeministri ai që ka pasur si referencë kryesore të fjalës së tij në grupin e PS-së punësimin dhe rrugën që do të ndiqet për të sistemuar gjithë ata që duan të kontribuojnë në administratë dhe përtej saj.

Mësohet që Rama të ketë thënë se deri më 1 korrik të këtij viti nuk do të ketë asnjë konkurs për administratën publike, por dhe punësime në administratë. Nga ana tjetër ai ka nënvizuar faktin se dhe pas datës 1 korrik, të gjitha punësimet do të bëhen vetëm në respekt të plotë të ligjit për Nëpunësin Civil. Mësohet se kryeministri ka qënë kategorik në qëndrimin e tij në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PS-së, që s’do ketë largime jashtë kontureve ligjore nga administrata publike, duke këmbëngulur se “Nuk do të veprojmë siç veproi Sali Berisha gjatë qeverisjes së tij, që bëri spastrime politike dhe solli në administratë militantët partiakë, jashtë çdo kriteri profesional dhe administrativ”.

Një deklaratë e cila ka formatuar qartë vendimin e kryeministrit dhe të kësaj qeverie, se nuk do të ketë fshesë dhe spastrime politikë në administratën publike. Rama nuk ka munguar të shpjegojë se dhe pas 1 korrikut s’është e thënë që rekrutimet në administratën publike të bëhen në mënyrë të menjëhershme, pasi respektimi rigoroz i procedurave ligjore ka dhe vonesat përkatëse dhe nuk zgjidhet gjithçka menjëherë. Rama ka nënvizuar se janë 108 institucione qeverisëse përmes të cilave do zbatohet rekrutimi në administratë.

Përmes zbatimit të ligjit për nëpunësin civil, por duhet parë sistemimi në punë i njerëzve, në zbatim të premtimit elektoral për punësimin e 300mijë vetëve, përtej administratës publike. Që do të thotë sipas Ramës, krijimi i vendeve të reja të punës, përmes nxitjes së investimeve, krijimit të qendrave të punësimit, ku përparësi do të kenë edhe kontributorët në fitoren e së majtës në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të vitit të kaluar.

Kryeministri më pas ka shpjeguar risinë e ligjit të ri të Nëpunësit Civil, sipas të cilit jo vetëm nxitet sistemi i karrierës, por shmangen subjektivizmat në rekrutimin e nëpunësve, me ligjin e vjetër në dorë të titullarëve të dikastereve, ndërsa tani do jetë DAP ai që do të organizojë konkurset në grup, duke përcaktuar qartë mundësinë për çdo konkurrent fitues që të zgjedhë institucionit, duke shmangur mundësinë e abuzimit nga institucionet.
 
Shkrimi u publikua sot (18.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në SHBA, vriten me armë zjarri brenda shtëpisë çifti i shqiptarëve

E rëndë në SHBA, vriten me armë zjarri brenda shtëpisë çifti i shqiptarëve