Kryeministri Rama përmes një statusi në Facebook ka publikuar disa foto nga projekti i rilindjes urbane për Vlorën, ndërsa shkruan se do të restaurohet dhe kthehet në një pol të ri ekonomik e turistik.
 
“Gati projekti tjetër i Rilindjes Urbane për Vlorën. Do të përsëritet shembulli i shkëlqyer i restaurimit dhe rilindjes së Pazarit të Korçës.
 
Qendra e vjetër dhe krejt e degraduar historike e qytetit të pavarësisë, do të restaurohet dhe kthehet në një pol të ri ekonomik e turistik të Vlorës.
 
Përsëri partneri ynë do të jetë njësoj si në Korçë, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, Shqipëria e Gjeneratës Tjetër”shkruan Rama. 

Kryeministri prej disa ditësh ndodhet në jug me pushime.
Rama
Rama
Rama
Rama
Foto nga projekti për Vlorën


d.b/shqiptarja.com