Rama: Qeveria në largim po e
lë Shqipërinë me shumë borxhe

Rama: Qeveria në largim po e <br />lë Shqipërinë me shumë borxhe
TIRANE - Kryetari i Partisë Socialite Edi Rama deklaroi sot se qeveria në largim po e lë Shqipërinë më të varfër dhe më me shumë borxhe seç e gjeti.

Gjatë një aktiviteti që PS-së mbajti mesditën e sotme lidhur me buxhetin e vitit 2013 dhe protokollin e festës së Pavarësisë kryesocialisti premtoi se më programin Rilindje të PS-së pika kryesore është fuqizimi moral dhe ekonomik i njerëzve të zakonshëm të vendit.

“Projekt/buxheti i vitit 2013 është fakt pse viti që po vjen duhet të jetë viti i ndryshimit. Borxhi në Shqipëri është nivele alarmante pasi është rritur në një masë të frikshme. Rrënimi sot është fakt dhe është fakt që kjo qeveri po e lë Shqipërinë më keq se çë gjeti. Më pak fuqi blerëse, më shumë taksa dhe borxhe. Rënia e fuqisë blerëse është shqetësimi kryesor për familjet shqiptare. Rilindja që ne duam është fuqizimi moral dhe ekonomik i njerëzve të zakonshëm të këtij vendi. Kjo qeveri po e lë borxhin më keq se çe gjeti”, u shpreh Rama.

RAMA: BORXHIN E MERR SALIU E PAGUAJNE SHQIPTARET
Më tej kryesocialisti thekson se borxhin e merr Saliu dhe e paguajnë familjet shqiptare që nga ana tjetër janë të mbutur në borxhe.

“Borxhi mbetet një diskutim shpeshherë abstak, nuk është shteti që i lan borxhet po është çdo familje shqiptare të cilës qeveria i heq sot 800 mijë lekë në vit për të paguar borxhet që i merr saliu për ethet e karriges së vet. Ulja e borxhit është sot një detyrim i pashmangshëm i të gjitha qeverive të zgjedhura me votë të lirë, që kanë përgjegjesi ta qeverisin popullin e tyre dhe të mos mbingarkojnë më borxhe gjeneratën e re.  Shqipëria nuk rilind pa çliruar lakun e borxhit që po i merr frymën çdo ditë e më shumë. Rrugë që nuk mbarojnë kurrë, po rrënohen se kanë mbetur përgjysmë, shërbime që janë të papëlqyeshme, spitale dhe nëpunës që janë të predispozuar për të mos shërbyer, një nga arsyet është ky borxh. Borxhi është mekanizëm legjitim në sistemin që kemi zgjedhur, po të krahasosh borxhin e shumë vendeve që kanë fuqi paguese shumë të madhe me borxhin e Shqipërisë që e merr Saliu dhe e paguajnë shqiptarët është dashakeqësi ndaj këtij populli”, tha Rama

RAMA: 14 % PAPUNËSI, MBI 1 MILION TE PAPUNE
“Janë rritur me 10 % familjet që kanë nevojë për rritje ekonomike, 1 në 4 e përballojnë muajin me vetëm 4 mijë lekë. Do rishikojmë skemën ekonomike, nga një politikë e re arsimore deri te rritja e zhvillimit ekonomik. Kjo qeveri po e le më keq se çe gjeti nivelin e papunësisë që i ka kapërcyer një milion. Shifra zyrtare e papunësisë në Shqipëri bazohet tek numri i kërkesave për punë, sa pak janë shqipatrët që trokasin tek kjo qeveri për punë. 14 % papunësia në 2009 premtuan 160 mijë vende të reja pune, sot kur mandati i vjedhur po i vjen fundit kanë humbur zyrtarisht 45 mijë vende pune. Punësimi është kryefjala për progamin e rilindjes tonë. E drejta për të jetuar me punë të ndershme të jetë e drejta themelore për çdo shqiptar”, tha Rama.

RAMA: 15 % ANALFABETIZEM
“Sot arsimi dhe shëndetësia po bëhen çdo ditë e më shumë shërbime që përfitohen me para. Vetëm gjatë këtij viti kemi mbi 15 % analfabetizëm, 5 % është rritur që nga 2008. Kostoja e arsimimi të fëmijëve dhe kujdesit shëndetësor është rritur/ Projektbuxheti i 2013 shënon pikën më të ulët të financimit në arsim. Në 100 ditët e para të qeverisjes tonë do të hedhim themelit e Shërbimin Shëndetësor Kombëtar. Ne nuk jemi si kjo qeveri që thotë: Po nuk patën lekë mos u sëmurni, po u sëmurët gjeni lekët dhe faluni me sytë nga qielli”, u shpreh Rama

RAMA: FSHATI VUAN PER UJE, I BRAKTISUR
“Kjo qeveri po e le më keq fshatin shqiptar. Janë tharë të gjithë filizat e mbjellë për ripërtëritjen e fshatit për disa politika që sot duhet të kishin pasur rezultatet të ndjeshme. Sot fshatit është tërësisht i braktisur, nuk ka ujë për të vaditur dhe kjo ndodh në vendin e dytë më të pasur për ujë në europë. Në maliq po rikthehen kënetat. Banorët e fshatrave nuk kanë mundësi të përballojnë koston e prodhimit, pra dhe të prodhojë dhe të nxjerrë fitime. E blen naftën me të njëjtën çmim që e blen qeveria për veturat”, deklaroi Rama.

RAMA: NUK VAZHDOHET ME POLITIKE KUTURU
“Me një politikë kuturu është e pamundur të vazhdohet. Taksa e sheshtë nuk solli rritje ekonomike, shifrat zyrtare në Shqipëri tregojnë vetëm majën e krizës. Rritje ekonomike nuk ka, rritje të punësimit nuk ka. Borxhi është rritur në një masë të frikshme”

RAMA: DO HEQIM TAKSEN BIZNESIT TE VOGEL
“Kjo qeveri po e lë më keq biznesin e vogël. Janë shqiptarë të vetëpunësuar në një dyqan, në një kioskë, në një furrë buke, në një librari, të cilët sot paguajnë deri 3 herë më shumë taksa. Pa llogaritur gjobat dhe taksën e korrupsionit. I kemi takuar vetë dhe i kemi parë vetë që marrin para borxh për të paguar taksat në mënyrë që të mbajnë dyqanin hapur dhe kanë librin e borxheve të blerësve të tyre që trashet çdo ditë. Taksën e biznesit të vogël do ta heqim sa të vimë në pushtet, sot një vit nuk do të këtë më taksë për biznesin e vogël.

RAMA: BIZNESI VUAN BARREN E KORRUPSIONIT
“Kjo qeveri po lë më keq edhe biznesin e madh, pasi ata vuajnë barrën e rëndë të taksës së korrupsionit, taksa e sheshtë është një mit, të gjithë ata që janë në biznesin e madh dhe s’kanë lidhje me ministrat dhe Kryeministrin. Ata paguajnë taksa deri në 30 %”.

RAMA: BASHKITE NUK PAGUAJNE RROGAT
“Sot bashkitë e mëdha po vuajnë ethet e falimentimit, nuk paguajnë dot rrogat dhe janë në pritje që të vinë lekët për rrogat që kanë muaj që nuk vinë më. Kryeministri vajti në Vlorë, dikush shkruante në tëitter se është futur Agron Llakajn në muzeun e pavarësisë”

RAMA: PLAGE MJEDISORE TE PASHERUESHME
“Plagë mjedisore të pashërueshmë po i lë kjo qeveri Shqipërisë. Ç’ndodh me Krujën? Me një djep jo vetëm të historisë shqiptare por të qytetërimit europian. Një barbari që turqit nuk ia bënë kur e rrethuan dhe deri kur e morën 500 vjet, ia bën qeveria e Republikës së Shqipërisë. E ka kthyer në një sgafethë për të nxjerrë përfitime nga gurët, gëlqerja, diegia e gomave në atë territor. Po e lë më keq gjendjen e pronës, sot ka më shumë konflikte pronësie dhe grabitqarë me titull pronësie të përfituar në rrugë të paligjshme”.

BERISHA FLET PER NACIONALIZEM, SHITI 300 KM DET
Ndër të tjera Rama bëri kritika të forta për nacionalizmin që ka shprehur së fundmi Kryeministri duke e akuzuar atë se ka shitur 300 kilometra det.

"Qeveria të përshijë në buxhet maternitetin e ri në Preshevë dhe nënat të mos lindin jashtë territorit, në serbi por në Shqipëri. Kjo është dhe për arsye regjistrimi. Të përmendësh Shqipërinë që u shtrika deri në Prevezë do të thotë o je i papërgjegjshëm me fatet e vendit tënd ose të kesh qëllim të keq ndaj tij. Sepse një përçartje e tillë e cenon rëndë kauzën tonë kombëtare në sytë e të gjithë botës dhe cënon drejtpërdrejt gati si në mënyrë të qëllimshme bashkimin tonë kombëtar në truallin e Europës së bashkuar, jo në format e vjetra të imagjinatës dhe të praktikës por në atë formë të imagjinatës që na imponon perspektiva Europiane, për Shqipërinë, për Kosovën, për Shqiptarët e Maqedonisë, për shqiptarët e Preshevës dhe për të gjithë shqiptarët që jetojnë në rajon. Nga ana tjetër të përmendësh Prevezën duke provokuar në mënyrë të papërgjegjshme dhe pa lidhje fqinjët dhe nga ana tjetër të dhurosh me dorën territor shqiptar që i mungon sot në këtë 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë 300 km2 det nga ai det që u vranë heronj që sot nuk e dinë njeri ku i kanë varret. Fotot e tyre ishin sot në mbledhjen e Agron Llakaj (mbledhja e qeverisë sot në Vlorë). Sot një vit do të jemi ulur me qeverinë e Kosovës për sistemin arsimor për sigurinë e shqiptarëve në rajon, për ofertën turistike, për planin mbarëkombëtar dhe për bashkimin doganor. Kjo është rruga e bshkimit kombëtar nën flamujin e BE-së dhe jo shtigjet qorre që nuk sjellin bashkim kombëtar por e cënon drejtpërdrejt dhe gati qëllimisht. Do jetë bashkim në formën e perspektivës europiane”, u shpreh Rama.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë