Rama: "Flamurtari" i rehabilituar 
Së shpejti gati Arena e re e Vlorës

Rama: "Flamurtari" i rehabilituar <br />Së shpejti gati Arena e re e Vlorës
VLORË - Pas "Elbasan Arena" dhe premtimit se ndeshja e Shqipëri-Serbi do të luhet në stadiumin e rikonstruktuar të Shkodrës, i cili do të quhet " Arena Loro Boriçi" duke shtuar ndjeshëm edhe numrin e vendeve, mesa duket një tjetër stadium do të rikonstruktohet me parametrat e kërkuara nga UEFA. 

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Kryeministri Edi Rama i cili thekson se së shpejti do të jetë gati projekti për Arenën e re të Vlorës.

Kryeministri Rama i gjendur në qytetin e bregdetar të Vlorës me rastin e 102-vjetorit të Pavarësisë ka postuar në rrjetin social ‘Twitter’ edhe disa foto të stadiumit të rehabilituar të Flamurtarit.

Por përveç fotove, kryeministri Rama, bën me dije përmes postimit të tij se së shpejti do të jetë gati edhe projekti për Arenën e re të Vlorës.
 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!