Rama: Regjistrojmë shqiptarët
kudo ndodhen në të gjithë botën

Rama: Regjistrojmë shqiptarët<br />kudo ndodhen në të gjithë botën
TIRANE-Kryeministri Edi Rama ia ka dedikuar Samitit të Diasporës, ku morën pjesë rreth 1000 shqiptarë nga 40 vende të ndryshme të botës, rubrikën "Komunikimi i Javës" në Facebook. 

Kreu i qeverisë tha se ky Samit, i pari i këtij lloji në Shqipëri, është vetëm hapi i parë i nisjes së një bashkëpunimi të ngushtë me Diasporën shqiptare në botë. Kryeministri tha se brenda vitit të ardhshëm do të ngrihet Këshilli Kombëtar i Diasporës i cili do të implementojë vendimet e Samitit. 

"Kjo javë u shënua si java ku për herë të parë, qysh prej rënies së regjimit të vjetër dhe rihapja e rrugës së emigrimit të shqiptarëve nga toka,deti, ajri, shteti shqiptar kujtohet më në fund t'i mbledhë shtegtarët e Shqipes në një Samit të Diasporës. Më mirë vonë se kurrë. Kurrë nuk është vonë për t'u angazhuar në një marrëdhënie të përbashkët për forcimin e lidhjes me Diasporës. E nisëm këtë përpjekje në një shkretëtirë të vërtetë mungese të dhënash, adrese. Asnjëherë nuk janë konktaktuar institucionalisht. Qeveria dhe Diaspora do të angazhohen të krijojnë brenda 2017-ës, Këshillin Kombëtar të Diasporës, për të udhëhequr bashkëpunimin në të gjitha aspektet me Diasporën, veprimtarinë dhe për vënien në jetë të angazhimeve të marra në këtë Samit", u shpreh Rama.  

Kryeministri theksoi se qeveria ka nisur punën për regjistrimin e shqiptarëve në botë, për të mundësuar kështu votimin e tyre në distancë në zgjedhjet e ardhshme. 

 “Qeveria jonë është shumë e angazhuar dhe e ka nisur tashmë punën për të bërë regjistrimin e shqiptarëve jashtë kufijve të vendit tonë. Ky proces do të krijojë bazën për votimin në distancë të qytetarëve shqiptarë në diasporë dhe do të ndihmojë në krijimin e atlasit të diasporës shqiptare në botë”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha gjithashtu se qeveria ka në plan të përfshijë përfaqësues të Diasporës në administratën shtetërore. 

"Do të mbajmë të përditësuar një bazë të dhënash për burimet njerëzore të komuniteteve shqiptare kudo në botë. Samiti i parë i Diasporës do të dalë me një deklarataë angazhimesh konkrete për të gjithë sferën e interesit të përbashkët që nga gjuha shqipe kudo nëpër botë, tek investimet private e përfshirja e njerëzve të Diasporës këtu në jetën e përditshme dhe administratën shqiptare", u shpreh Rama.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur (VIDEO)

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur (VIDEO)