Rehabilitim i rrugës Vilë-Bashtovë-Spille, tjetër magji e natyrës shqiptare për turistët

Rehabilitim i rrugës Vilë-Bashtovë-Spille, tjetër magji e natyrës shqiptare për turistët

Rruga në Vilë-Bashtovë

Në rrugën Vilë-Bashtovë-Spille ka filluar asfaltimi i saj, për ta përfunduar këtë aks përpara muajve të fluksit turistik. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga puna për rehabilitimin e kësaj rruge.

“Vijon puna në rrugën Vilë Bashtovë – Spille, një tjetër magji e natyrës shqiptare për vizitorët e turistët gjithnjë e më të shumtë”, shkruan Rama.

Rruga Vilë-Bashtovë-Spille pritet të sjellë zhvillim të turizmit dhe rritjen e punësimit. Pavarësisht problemeve të hasura gjatë procesit, të cilat sollën vonesa në kryerjen e punimeve, pritet që ky projekt të përfundojë përpara muajve të fluksit të turistëve.

Vilë- Bashtova në Kavajë dhe Spilleja në Rrogozhinë janë dy zona turistike, që tërheqin turistët vendas e të huaj. Me ndërtimin e rrugës së re, turistët që do të vizitojnë këto zona turistike do të kenë një infrastrukturë më të mirë për t’i vizituar.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë