TIRANË, 2 Dhjetor/ATSH-Z.Tosku/-Kryeministri Edi Rama ka komunikuar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, per ndjekjen e punimeve për rehabilitimin e zonës së degraduar përmes sistemimit dhe pyllëzimit të 28.6 hektarë me pisha në Krastë-Krujë.
"Në Krujë për të ndjekur punimet për rehabilitimin e zonës së degraduar nga shfrytëzimi barbar i guroreve, përmes sistemimit dhe pyllëzimit të 28.6 hektare me pisha që i shtohen ekonomisë pyjore Krastë-Krujë", shkruan Rama.
Ndërkaq, ai ka shtuar se "për të vizituar shkollën 9-vjecare nr.4 të rrethit Krujë, po punohet intensivisht për transformimin a saj në një kompleks arsimor që do t'i japë fund mësimit me dy turne të fëmijëve dhe do t'i shërbejë njëkohësisht edhe komunitetit. Për rrugën e re deri në Qafë Shtamë, ku më në fund mund të shkohet lirisht e të mendohet lirisht për rilindjen e turizmit në një pikë me parametra klimaterike e mjedisore. tradicionalisht te shfrytezuar edhe kunder semundjeve", nënvizon Rama në Facebook. /a.ke/











