Kryeministri Edi Rama bën me dije se destinacionet kulturore dhe historike të Shqipërisë kanë regjistruar një rekord vizitorësh gjatë këtij viti. Në një reagim, Rama thekson se nga janari deri në shtator, në vend kanë hyrë 1,259,774 vizitorë, një rritje prej 57% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-ës.
Ndër sitet më të vizituara kryeson Parku Arkeologjik i Butrintit me 257,670 vizitorë, Kalaja e Gjirokastrës me 253,407 vizitorë, Parku Arkeologjik i Shkodrës me 150,927 vizitorë, Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me 147,178 vizitorë, dhe Parku Arkeologjik i Apolonisë me 109,669 vizitorë.
Postimi i kryeministrit Rama:
Rekord vizitorësh në destinacionet tona kulturore dhe historike, ku nga janari deri në shtator janë numëruar gjithsej 1,259,774 vizitorë, një rritje me 57% krahasuar me një vit më parë
Sitet më të vizituara:
Parku Arkeologjik Butrint – 257,670 vizitorë
Kalaja e Gjirokastrës – 253,407 vizitorë
Parku Arkeologjik Shkodër – 150,927 vizitorë
Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – 147,178 vizitorë
Parku Arkeologjik i Apolonisë – 109,669 vizitorë
Komente










