Rama replikon me qytetarin: Po
vdes për bukë dhe ke Facebook!

Rama replikon me qytetarin: Po<br />vdes për bukë dhe ke Facebook!
TIRANE - Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje qytetarëve që kanë komentuar në faqen e tij në "Facebook". Në postimin ku Kryeministri Rama njoftonte për takimin e sotëm në Bruksel, një komentuese ka kritikuar shefin e qeverisë, duke thënë se 'po udhëton për turizëm, në një kohë që qytetarët po vdesin për bukë'.

Pas këtij komenti, kryeministri Rama i ka sugjeruar qytetarit të mos dëgjojë deklaratat atyre që ai i cilëson si kazan që zien broçkulla.

Komentuesi: Opo kjo ka rëndesi. Të thonë llafe të mira andej nga Brukseli se varja nese po vdesim për bukë ne ktu, se spo mbillet më grurë e miser por vetëm nga ajo bima e rilindjes… :p E mbarove turizmin ti o KM? Politika jote është tamam si pallatet e Tiranës. Të lyer nga para dhe jashtë, dhe beterr brenda .. :mjer ky popull thuaj.

Rama: Eh mor Cun Lushnjar që po vdes për buk dhe ke fesjbuk, sikur nuk shkojnë bashkë këto të dyja apo jo?! Ndërsa për turizmin tim apo politikën si pallatet e Tiranës, një sugjerim kam unë: Mos dëgjo shumë kazanin që zien broçkulla se do mbetesh mbrapa botës!

rama, fb

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh