Rama rrëfen sekretin si u bë Messi
një këshillë për maturantët/ VIDEO

Rama rrëfen sekretin si u bë Messi<br />një këshillë për maturantët/ VIDEO
Gjatë takimit me maturantët që morën nga një medalje artë për rezultatet e shkëlqyera dhe një 'I PHONE', kryeministri Rama i ftoi që të ndjekin ëndrrat e tyre sikur bënë Lionel Messi dhe sopranoja shqiptare Ermonela Jaho dhe të mos dorëzohen përpara vështirësive.
 
"Mund të thoni se të gjithë shohin ëndrra me sy hapur. Po, të gjithë shohin ëndrra me sy hapur, por nuk bëhen dot të gjithë. Lionel Messi është një.
 
Të gjithë duan të bëhen si Lionel Messi. Por, nëse u bë Lionel Messi, u bë sepse donte dhe besonte se do bëhej Lionel Messi.
 
Kur ishte fëmijë në një lagje të varfër të Buenos Aires-it, ai thoshte “do të luaj me Barcelonën”.
 
Dhe ai luan me Barcelonën. Po të shikoni historinë e kampionëve, është e njëjta histori që përsëritet.
 
E kam sjellë disa herë shembullin e Ermonela Jahos, si një shembull shqiptar. Ermonela Jaho në Liceun Artistik ishte më e vogël se ju dhe thoshte “unë do këndoj në “La Scala””.
 
Natyrisht, pjesa më e madhe thoshin se ishte e çmendur dhe pjesës tjetër i vinte keq për të. Por ajo vajzë këndon në “La Scala”.
 
Të gjithë ata që thoshin është e çmendur, apo na vjen keq, vdesin për të gjetur një biletë
" u shpreh Rama.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0