Rama: Rrëzohet propaganda e PD për braktisjen e fermerëve! Nga 97 mijë ton eksporte në 300 mijë, në 7 vjet përgjysmuam defiçitin

Kryeministri Edi Rama, i drejtohet PD duke i thënë se me heqjen e taksës së qarkullimit dhe të karbonit për fermerët bie poshtë propaganda për braktisjen e tyre. Sipas Ramës sot shqiptarët ushqehen shumë më tepër me prodhime vendase sesa të huaja, krahasuar me 7 vjet më parë.

"Shifra e defiçitit në ushqim nuk është e zakonshme që mund të kalohet kështu. Rrëzon komplet përtokë të gjithë propagandën për gjoja braktisjen e fermerëve, ditët e zeza të bujqësise e gjithë këto përralla me gogoll sepse është shumë e thjeshtë dhe flet shumë edhe për faktin që sot Shqipëria dhe shqiptarët ushqehen shumë më tepër me prodhime vendase sesa të huaja, që në shumë aspekte është pozitive. 1 kg ushqim prodhohej këtu, 7 kg merreshin nga jashtë në vitin 2013", tha Rama.

Sa i përket eksporteve ai tha se dallimi është se nga 97 mijë ton eksporte ka shkuar në 300 mijë, në 7 vjet. Pra është përgjysmuar defiçiti.

"Në 2019 1 kg prodhohet këtu vetëm 3 merren nga jashtë. Tjetra që lidhet po me këtë po në aspektin cilësor, sot kontrolli i sigurisë ushqimore nuk ka të krahasuar me 7 vite më parë. Në 300 mijë ton eksporte nuk kemi një kamion të reklamuar nga BE.

Në 7 vjet ta çosh këtë defiçit në gjysmë përgjysmë është një e dhënë e jashtëzakonshme për atë që duhet të arrihet. Asnjë nga të dhënat e këtij momenti nuk është plotësisht e kuptueshme dhe inkurajuese për çka ësthë arritur dhe për çka do të arrihet mbi këtë bazë të ndërtuar vit pas viti.

Dallimi nga 97 mijë ton eksporte në 300 mijë është një dallim i madh, sepse sot në fshat punohet më shumë sesa 7 vite më parë dhe se skenat me zhurmë dhe me hedhje prodhimesh në lunë jo vetëm janë më të pakta se çishin por nuk tregoi asgjë tjetër përveçse prapambetje të trashëguar në një sistem që po krijohet dhe po integron forcat e prodhimit, që do të thotë se nuk mundesh sot të prodhosh vetëm.

Investimet e tyre në sistemin e kullimit nuk i kemi gjetur, kemi gjetur ferra dhe manaferra.punët e deklararuara në letër nuk janë bërë atje. Sot tokat nuk përmbyten nga shiu si dje.

Siç qajnë tani 6 halle në 4. Sot është bërë ndryshim premtues. Ne dimë çfarë bëjmë dhe ku duam të shkojmë. Këto që po bëjmë janë arritje për të cilat është punuar 7 vjet. Kollaj të dalësh të thuash hiqe akcizën e naftës për fermerin dhe si bëhet një skenë që nafta të shkojë te fermeri pa u kthyer mbrapsht dhe si bëhet kjo pa ia marrë dikujt tjetër", shtoi Rama.

Ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi tha se që nga koha e qeverisjes së PD kemi 3 fishim të investimeve direkte ne infrastrukturën e ujitje-kullim. Më tej edhe Çuci shtoi se në 2012  kemi 97 mijë ton eksporte, kurse në 2019 janë 300 mijë ton, 2 herë më shumë.

"Në 2012 janë harxhuar 1.2 miliardë buxhet. Tani janë harxhuar 3.5 miliard lekë në sistemin e ujitje kullimit. Pra 3 fishim i investimeve direkte ne infrastrukturën e ujitje kullim. Këto shifra janë evidente në kahun pozitiv. 2020 është më mirë se 2019, jemi me rritje. 15% rritje nga 2019. Do kemi 2 herë më shumë eksporte. Në 2012  97 mijë ton eksporte, në 2019 janë 300 mijë ton", tha Çuçi.


Lajmi kryesor:

Rama jep lajmin për fermerët: Në 2021-in naftës i heqim akcizën, taksën e qarkullimit dhe të karbonit! Monitorimi do bëhet online! (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja