Rama: Rruga e bregdetit të Lezhës do bëhet si Spanja, po investohet tek e Fierit! Edhe Europa ka pleq nëpër fshatra, s’është vetëm fenomen shqiptar

 

Pyetjet e fundit drejtuar kryeministrit Edi Rama në rubrikën ‘Sy m’sy’ kishin të bënin me investimet nëpër qytete dhe pretendimet e një komentuesi për braktisjen e fshatrave nga të rinjtë.

“Për Lezhën po vijohet me investimet e projektet, kemi filluar edhe me Milot-Balldrenin, kemi përfunduar kontratat. Edhe nën hyqmin e kryetarit të bashkisë Pjerin Ndreu, po bëhet bregdeti i Lezhës, do të jetë si bregdeti i Spanjës, siç e ka thënë edhe Ndreu atje. Kaq mund të them për Lezhën”, u shpreh kreu i qeverisë.

Kurse për problematikën e furnizimit me ujë në Sarandë ai u shpreh se “për ujësjellësin e Sarandës po investohemi”.

Një ndjekës vinte në dukje braktisjen e fshatrave nga të rinjtë, por Rama iu përgjigj:

“Filloje nga Europa, ku do ti? Në Spanjë, Itali, Gjermani, ku do? Shko dhe numëro pleq dhe të rinj! Se e bëtë fenomenin që është i kudondodhur, na e bëni vetëm tonin. Hajde me mua të shkojmë e të shohim, në Roskovec, Sarandë, Xarrë, Mursi, fushat e Korçës, zonat ku ka prodhim, e të shohësh ti a janë pleq ata që punojnë apo të rinj. Hajde të shkojmë në Malësi të Madhe, ose në Tropojë ku merren me mbledhjen e paketimin e gështenjave”, vijoi kreu i mazhorancës.

Rama vijoi se edhe për Fierin po bëheshin investime, kryesisht për infrasktrukturën rrugore bregdetare, duke iu përgjigjur një tjetër komentuesi në rrjetin social.

“Për Fierin do bëhet më e mira. Kemi filluar infrastrukturën për ta nxjerrë në det, që ta marrin vesh të gjithë, se fierakët e dinë, që edhe Fieri ka det”, tha ai.

Dhe në fund e mbylli me nivelin e pagave.

“Paga mesatare në sektorin publik është 1030 euro dhe do ngrihet më shumë. Tani po ju lë se punë të tjera më parein e ju presin”, e mbylli Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Integrimi në BE ekzistencial, s’mund të jemi delja që e ha ujku! S’ka rëndësi nëse s’ulem unë i pari në tryezën e Unionit, mund të jetë edhe një socialiste


A.Q/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

'Shoh dëshirën e 27 vendeve të BE-së që e duan Shqipërinë'/ Rama: Ata na kanë thënë e ardhmja juaj është këtu

'Shoh dëshirën e 27 vendeve të BE-së që e duan Shqipërinë'/ Rama: Ata na kanë thënë e ardhmja juaj është këtu