Nga foltorja e Kuvendit kryeministri Edi Rama i ka kthyer ditën e sotme përgjigje akuzave lidhur me ndërtimin e dy rrugëve, në kuadër të zhvillimit turistik në vend. Rama tha se këto janë dy projekte shumë të rëndësishme për Shqipërinë turistike
"Sot shpërtheu në rrugën e vijimit të përditshëm të deformimit të vërtetave lidhur me dy projekte të lajmëruara kohë më parë dhe tani i kanë ardhur parlamenit. Dy projekte shumë të rëndësishme për Shqipërinë turistike. Rrugët Balldrem-Milot dhe Orikum-Dukat.
Rruga Milot-Balldrem do jetë një rrugë ku nuk do të bashkëpunojnë automjetet me bagëtitë. Do jetë rrugë e standardit A europian. Do jetë një rrugë që nuk do të pengojë lëvizjen e banorëve por nuk do t'i lejojë ata të futen në aksin kryesor që do të thotë se do ketë dy rrugë të tjera anësore. Akoma më e rëndësishme është se në atë shumë ka 13000 mijë euro për mirëmbajtje. Rruga që meriton një farë respekti është rruga e Kombit por edhe pse akoma nuk ka mbaruar kërkon para. Nuk është se garanton atë që ne e detyruam të bëjmë me vendosjen e pagesave për mirëmbajtjen e saj. Ndërsa kjo garanton mirëmbajtje për 13 vjet. Shteti paguan vit pas viti. Nuk janë para që jepen menjëherë. Ne duam të bëjmë rrugë më standarde europiane. Deri dje ata që vinin nga Kosova për të shkuar në Shëngjin ose Velipojë shikonin goma që të thonin nga duhet të kaloje. Por ndërkohë është një zonë me një zhvillim ekonomik shumë të madh. Rruga Milot- Balldrem ka dy tunele. Si mund t'i thuhet njerëzve e njëjta gjë në mënyrë të përsëritur. Nuk mbaj mend që kur kam shërbyer si ministër kulture, një punë që nuk është bërë shënjestër dhe tabelë qitje. Gjithmonë e njëjta gjë. Nga ana tjetër nuk gjej një punë që kanë bërë ata që meriton respekt të madh dhe pa kushte", tha Rama.
Kryeministri foli edhe për akuzat nga PPP-ve duke thënë se ato kanë krijuar lehtësira për shërbimet shëndetësore të qytetarëve shqiptarë.
"Është rasti për t'iu kthyer malit të shpifjeve lidhur me politikën tonë të shpallur për të ndërtuar PPP në funksion të zhvillimit. Sot janë mbi 1 milionë njerëz që kanë kaluar një ose disa herë kontrollin mjekësor falas. Njerëzit duhet ta kuptojnë se ajo procedurë falas para krijimi të PPP-ve ishte i pamundur. Përpara për këtë shërbim duhet të paguaje 80 mijë lekë. Këto nuk janë skema abuzive në kurriz të popullit, [or janë skema financimi për rritjen e shërbimeve në funksion të publikut. Vlera e tyre shihet tek përfitimi. Kjo ul shpenzimet për shërbimet. Shqipëria ka marrë vlerësime shumë pozitive nga organizata ndërkombëtare e shëndetësisë. 95 000 ndërhyrje të cilat falë PPP nuk bëhen më bisturi kineze por me standarde të larta. Partneriteti ka sjellë një shërbim privat. Sistemi ynë shëndetësor ka një strukturë të standardeve europiane. E njëjta gjë me laboratorët që do rrisin gamën e interesave në funksion të qytetarëve", deklaroi Rama.
Lajmi kryesor: