Rama: Ruzhdies i morën votat dhe e 
lanë me 2 gishta, ne japim legalizime

Rama: Ruzhdies i morën votat dhe e <br />lanë me 2 gishta, ne japim legalizime
FIER - Banorët e Zharrëzit në Fier kanë marrë në duar 500 lejet e para të legalizimeve falas, të munguara këto prej vitit 2005. Kryeministri Edi Rama në prani edhe të deputetit të Fierit Gramoz Ruçi, shpërndanë leje edhe në zonën e Rruzhdies, ku nuk lanë pas edhe akuzat për qeverinë e shkuar.
 
Sipas kreut të qevrisë, të djathtët vetëm i kanë kërkuar votat këtyre banorëve dhe nuki kanë ofruar asnjë shërbim.
 
"Rruzhdia e famshme ku i kanë marrë votat sa herë e si kanë dashur, nuk kanë dhënë asnjë leje legalizimit. Thjesht merrnin votat, por shërbimet nuk ja bënin, njësoj si bathoren e zonat që thonin: "Ne këta i kemi në xhep. Po ti japim legalizimet, i japim drita, i rritet mendja e nuk vinë pas nesh, më mirë i lëmë në derexhe dhe i mbajmë në ajër me dy gishtaMë vjen shumë mirë që Partia Demokratike, qeveria e vjetër vetëdiskretitohet çdo ditë, duke i trajtuar shqiptarët si të ishin budallenj apo dele. Ndërkohë që ata flasin për legalizimet që nuk po bëhen, janë 42 mijë familje që sot i kanë lejet e legalizimit në dorë dhe hap pas hapi po marrin tapitë në hipotekë. Janë dhjetëra mijëra të tjera që do të vazhdojnë t’i marrin gjatë këtij viti dhe këta janë njerëz që shohin dhe dëgjojnë", - tha Rama.
 
Duke shkëmbyer batuta me banorët e pranishëm për të marrë legalizimet, Rama u shpreh: "Nëse themi fjalë të mira për PS, të mos ndjehen keq ata demokratë që janë këtu, taksirat e kanë e prisnin nga Saliu por po ja japim ne lejen. Votën ata t’ia japin kujt të duan. Po të mos ishte PS do rrinit me sytë nga qielli dhe gishta përpjetë"
 
Nga Zharrësi i fierit ai premtoi modernizimin e shërbimit të hipotekës, që, sipas tij, shpesh është kthyer në çështje favoresh. Për disa prona sipas shefit të qeverisë po ribëhet leja e legalizimit për shkak të mbivendosjeve të hartave.
 
"E vërteta është që 190 leje nga 234 që i dha këtu qeveria e vjetër janë kthyer mbrapsht, sepse rezultojnë me mbivendosje hartash në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive. Edhe këto jemi ne që po i ribëjmë nga fillimi dhe do t’ua zgjidhim problemin edhe atyre që qeveria e vjetër, Partia Demokratike, u la në dorë një shaban-tapi pa pikë vlere.", u shpreh kryeministri. 

Legalizimi i këtyre banesave u realizua pas një pune intensive 18 mujore, gjatë së cilës ekspertët e ALUZNI-t punuan vazhdimisht në terren, duke realizuar matje dhe përgatitur dosjet përkatëse. Falë kësaj pune intensive u futën në proces legalizimi edhe 1 500 ndërtime që nuk ishin përfshirë në këtë proces.

“Në thelb të bashkëpunimit qëndron qeveria, është ajo që bën koordinimin midis institucioneve, për të mos krijuar probleme dhe që të mos ketë mospërputhje”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i ALUZNI-t, Artan Lame.
 
Fjala e Kryeministrit Edi Rama gjatë shpërndarjes së certifikatave të legalizimit në Zharrëz:
Sot merr fund pritja e gjatë e juaja dhe e të tjerëve që nuk i mbante dot salla, për të marrë lejen e legalizimit. Ne vendosëm që të shfrytëzojmë këtë moment, për të mos vonuar më tutje një proces për të gjithë të tjerët, pavarësisht nëse janë socialistë, demokratë, pa parti. Ne e kemi treguar që ditën e parë dhe do të vazhdojmë ta tregojmë përditë se në procesin e legalizimit dhe në çdo proces tjetër, që drejtohet dhe është përgjegjësi e qeverisë shqiptare, ne nuk bëjmë dallime në tanët dhe të atyre. Të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe banojnë në këtë vend kanë të drejta të barabarta dhe duhet të shërbehen në mënyrë të barabartë.

Më vjen shumë keq që edhe këtu në këtë zonë jemi në kushtet ku në tetë vjet të qeverisë së vjetër u dhanë vetëm 234 leje dhe fatkeqësia edhe më e madhe është që në këto 234 leje, pjesa dërrmuese nuk ishin shtëpi, por ishin godina ekonomike, siç u bë pjesa dërrmuese e 21 mijë lejeve të legalizimit që dha gjithsej në tetë vjet Partia Demokratike. Ndërkohë që në vetëm një vit punë intensive me legalizimet, ne kemi bërë deri tani 42 mijë dhe pjesa dërmuese, mos them 100%, janë shtëpi.

Ky ndryshim është në sytë e të gjithëve. Mua më vjen mirë edhe për një gjë tjetër, që në fat është për të ardhur keq, por dua ta them sinqerisht; Më vjen shumë mirë që Partia Demokratike, qeveria e vjetër vetëdiskretitohet çdo ditë, duke i trajtuar shqiptarët si të ishin budallenj apo dele. Ndërkohë që ata flasin për legalizimet që nuk po bëhen, janë 42 mijë familje që sot i kanë lejet e legalizimit në dorë dhe hap pas hapi po marrin tapitë në hipotekë. Janë dhjetëra mijëra të tjera që do të vazhdojnë t’i marrin gjatë këtij viti dhe këta janë njerëz që shohin dhe dëgjojnë.

Thonë po ashtu, që kontrolli bazë mjekësor falas ës htë një korrupsion dhe një farsë, ndërkohë janë dhjetëra mijëra shqiptarë që po e përfitojnë çdo muaj, pra, do të thotë se janë shqiptarë që kanë sy dhe kanë vesh dhe pavarësisht se me kë janë, le ta bëjnë vetë dallimin. Edhe ata që nuk janë me partinë që sot drejton qeverinë, le ta bëjnë dallimin; Janë të vërteta apo janë të pavërteta kontrollet, analizat, shërbimi, cilësia dhe me radhë. E kështu mund të themi për shumëçka tjetër.

E vërteta është që 190 leje nga 234 që i dha këtu qeveria e vjetër janë kthyer mbrapsht, sepse rezultojnë me mbivendosje hartash në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive. Edhe këto jemi ne që po i ribëjmë nga fillimi dhe do t’ua zgjidhim problemin edhe atyre që qeveria e vjetër, Partia Demokratike, u la në dorë një shaban-tapi pa pikë vlere.

Sot jemi këtu në Zharrëz, një ish-komunë e rëndësishme dhe si në Zharrëz, si në Ruzhdie, - në Ruzhdien e famshme ku i kanë marrë votat sa herë kanë dashur dhe si kanë dashur, - nuk kanë dhënë asnjë leje legalizimi. Zero! Ruzhdies thjesht i merrnin votat, por shërbimet nuk ia bënin, njësoj si Bathores, njësoj si të gjitha zonave ku thoshin ne këta i kemi në xhep, por po t’u japim lejet e legalizimi, po t’u bëjmë rrugët, po t’u vëmë edhe drita, kushedi iu rritet mendja dhe nuk vijnë më pas nesh, ndaj më mirë i lëmë në derexhenë më të keqe dhe kështu i mbajmë në ajër, me dy gishta.

Faktikisht, ja kush janë tani rezultatet e një viti e gjysmë punë të ALUIZNI-t. Sot, në Zharrëz, nga zero në tetë vjet, 500 leje do t’i marrin në dorë të gjithë ata që kanë vite e vite që i presin dhe janë të parat leje që jepen në historinë e këtij procesi legalizimi, që nga viti 2005. Ashtu si kundër, Drejtoria e ALUIZNI-t, - unë dua t’i përgëzoj të gjithë ata që janë këtu, drejtorin dhe stafin, që janë një drejtori model këtu në Fier, - ka evidentuar në terren 3 100 objekte, - përveç këtyre 500, - për të cilat do të vazhdojë dhënia e lejeve.

Së shpejti do të fillojë, sepse jemi zotuar për këtë dhe Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame ka bërë një plan shumë të qartë që është mbështetur nga qeveria, që të mos shkoni më ju të aplikoni në hipotekë, por të shkojë ALUIZNI ta bëjë këtë punë edhe për ju dhe mos t’ju japim më vetëm lejen e legalizimit, por t’ju sjellim në dorë tapinë. Duam të shmangim vonesat në hipoteka, të shmangim ato historitë “hajde nesër një herë, jo më mirë pasnesër, ose mbase nga fundi javës e java tjetër dhe në fund fare, sill edhe ndonjë pulë, mbase dhe një gjel do të ishte mirë” dhe ju e dini si shkon historia, sepse kjo histori do të jetë deri sa ne ta modernizojmë plotësisht hipotekën, ta dixhitalizojmë plotësisht dhe të mos jetë më një histori personale apo një histori favoresh.

Në rang republike, Fieri është sot, në vend të parë për këtë proces. Nëse Fieri është sot në vend të parë dhe është sigurisht nga qarqet më të mëdha dhe ka edhe probleme të mëdha, ka shumë kërkesa, kjo i dedikohet Drejtorisë së ALUIZNI-t në Fier, e cila me ndershmëri, me profesionalizëm, me angazhim qytetar po bëjnë një punë të admirueshme. Unë dua t’i falënderoj. Dëgjoj shpeshherë njerëz të thonë se për detyrë e kanë dhe në fakt, për detyrë e kanë, por një falenderim e meritojnë, sepse për detyrë e kanë të gjithë, por s’e bëjnë të gjithë, siç e bëjnë këta. Faleminderit të gjithë juve.

rama
(Kryeministri Rama gjatë dhënies së lejeve të legalizimit në Fier)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së