Rama: S'ka qeveri teknike, Basha
mund të vendosë kushte në PD

Rama: S'ka qeveri teknike, Basha<br />mund të vendosë kushte në PD
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një statusi në Facebook duke iu përgjigjur Lulzim Bashës për krijimin e qeverisë teknike, që sipas tij është kusht i patejkalueshëm për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
 
Rama shprehet se Basha mund të vendosë kushte vetëm brenda Shqupit, pasi qeveria ka një mandat për të qeverisur Shqipërinë dhe kontrata jonë me shqiptarët është katërvjeçare.
 
"Lulëzim Basha kërkon qeveri teknike dhe thotë e ka kusht!... Dikush duhet t'ia mësojë se kushte mund të vendosë vetëm brenda Shqupit dhe t'i thotë edhe aty me pak kujdes, sepse jo të gjithë janë gati t'ia pranojnë çdo lloj kushti - siç tregoi procesi i Reformës në Drejtësi.
 
Qeveria ka një mandat për të qeverisur Shqipërinë dhe kontrata jonë me shqiptarët është katërvjeçare.
Në asnjë pikë të kësaj kontrate nuk figuron ndonjë detyrim i qeverisë, për t'i bërë babysitting Lulëzimit' deklaron kreu i qeverisë.
 
Rama shprehet se Basha duhet të rritet vetë dhe të mësojë të udhëheqë pa Babisiter!
 
"Lulëzimi më kujton një frazë të bukur të Arrigo Sacchit: Nuk ka më keq për fëmijën se një baba harbut, që e gënjen mendja se i biri është Francesco Totti i ardhshëm"mbyllet postimi i kryeministrit.

Kreu i opozitës deklaroi sot se “Qeveria teknike është kusht i patejkalueshëm për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kushti ynë që kjo qeveri teknike të jetë me kontributin e të gjithë palëve.
 
Qeveria teknike është një proces politik, që ka dy rrugë. Ka një rrugë bashkëpunimi politik mes palëve.
 
Por unë nuk po e mbyll këtë shteg. Po kërkoj kontributin e çdo force politike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
 
Nëse kjo qeverisje siç pres nuk reflekton mbi platformën zgjedhore dhe qeverisjen teknike, rruga tjetër është rruga e detyrimit me presion popullor” u shpreh Basha.
 
Statusi i Ramës
rama


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois