Rama: S'kam dyshime, në 18
qershor marr mandatin e dytë

Rama: S'kam dyshime, në 18<br />qershor marr mandatin e dytë
Kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë mëdyshje që zgjedhjet e ardhshme do t'i fitojë koalicioni që ai kryeson. Ky besim për votën e qytearëve për të majtën në 18 qershor u shpreh nga shefi maxhorancës Edi Rama në takimin e fundit për këtë vit me gazetarët.

Ndërsa foli për punën e bërë nga maxhoranca e tij e cila e mori vendin në kushtet tejet të vështira ekonomike dhe për 3 vjet tejkaloi një krizë të tillë, Rama tha se kjo është një arsye me shumë për votëbesimin e së majtës në 2017.

"Besoj se as ju nuk dyshoni se kush do t'i fitojë zgjedhjet e ardhshme, siç nuk dyshoj edhe unë. Siç nuk dyshojnë as ata që duan t'i fitojnë, por nuk i fitojnë dot", u shpreh Rama. 

Kreu i qeverisë sqaroi se shpërblimi për pensionistët dhe buxheti i vitit 2017-ë nuk janë në funksion të zgjedhjeve, po rezultat i reformave të cilat është detyrë e qeverisë që t'i ndajë me qytetarët. 

"Është hera e parë në shoqërinë e 25 viteve që qeveria shqiptare nuk përgatit një buxhet elektroal, nuk ngjan me asgjë me të gjitha buhetete e qeverive të mëparshme. Ruan në mënyrë strikte të gjithë parametrat e domosdoshëm në funksion të ambicies tonë për të ardhmen. S'e kemi kufirin në 18 qershorin e vitit që vjen, por diku më larg. Fakti që ne dham këtë pakletë të madhe solidariteti, jo se janë zgjehdjet, por se reformat kanë filluar të japin rezultate. Dhe detyra jonë është që rezultatet e reformave t'i ndajmë me njerëzit", u shpreh Rama. 

Rama i përgjigjet pyetjes në Facebook: Kam origjinë nga Mirdita
Një qytetar e ka pyetur kryeministrin Edi Rama në Facebook nëse vërtetë ka origjinë nga Mirdita.
 
Përgjigja e kreut të qeverisë ishte se familjarët e gjyshes së tij në Vuno të Himarës, janë të zbritur nga Mirdita.

"Si familje, ajo e nënës time që janë në Vuno të Himarës, e kanë origjinën e tyre nga Mirdita.
 
Janë të zbritur në buzë të detit përpara disa shekujsh. Nëse kjo quhet origjinë e imja nga Mirdita, po kam një origjinë nga Mirdita
", deklaroi kryeministri.



Unë sërish deputet i Vlorës?
"A keni parë ju ndonjë, apo keni lexuar për ndonjë që ikën nga Vlora nëse ka një lidhje me Vlorën? Unë nuk njoh ndonjë. Kush ka lidhje me Vlorën, nuk e harron dot asnjëherë. Edhe kur spostohet për të jetuar në Tiranë, si ime më, asnjëherë nuk i shkon mendja që është nga Tirana apo Vlora vjen pas Tiranës. Vlora është gjithmonë e para", tha Rama.  

Rama: Rikandidimi i Nishanit? Ambicia kohë e humbur
Kohë të humbur e quan kryeministri Edi Rama ambicien e shprehur publikisht nga presidenti Bujar Nishani për të rikandiduar për postin e kreut të shtetit.

Rama tha se Presidenti i ri do zgjidhet nga mazhoranca, duke shuar kështu ëndrrën e Nishanit për një mandat të dytë si President. 

"Unë e di që zgjedhja e presidentit këtu nuk është si në Amerikë. Në Amerikë kandidatën shprehin ambicie për të kandiduar apo rikandiduar. Këtu procedura është me ftesë. Grupet i dërgojnë ftesa individëve për të kandiduar dhe pastaj zgjidhet presidenti. Shpallja e ambicies është kohë e humbur. Ne jemi Republikë Parlamentare dhe për Presidentin e ri do ta vendosë Aleanca për Shqipërinë Europiane. Jemi në vitin 2016-ë. Emri i Presidentit të ri i takon vitit të ri në 2017-ën. Ju siguroj, jo se jemi keq për një emër, por do të kemi mundësi të diskutojmë me koalicionin dhe do të kemi atë që quhet vështirësia për të zgjedhur"

Azilkërkuesit
"Pse shqiptarët kërkojnë azil? Shqiptarët kërkojnë punë në tregun europian të punës, që nuk e kanë siç e kanë polakët, bullgarët, rumunët etj. Dhe kërkojnë azil për të ndenjur aty. Kjo është e para. E dyta, në këtë proces ka një element që e kam thënë dhe e përsëris. Shqiptarët lëvizin nga Shqipëria, Greqia dhe vendet e tjera dhe synojnë të qëndrojnë duke përdorur procedurën e azilit. Por, nga ana tjetër, shqiptarët janë të parët për kthime vullnetare. Ky është një moment në të cilin politika europiane, për arsyet e veta e rrotullon shumë thikën në këtë plagë. Refuzoj me përçmim çdo lloj lidhje të këtij procesi me qeverinë. Mbështetjen më të madhe kjo qeveri e ka nga shqiptarët që jetojnë jashtë. Nëse s'do ishte vota e emigrantëve, PD do i ngjante PBDNJ-së në Parlament, do ishte një PBDNJ e madhe dhe jo e vogël në Parlament. Nuk ka asnjë rrezik Shqipëria t'i vihen vizat", tha Rama. 

Përjashtimi i Kokëdhimës? Kur cenohet PS, s'bëj dallime
A i vjen keq kryeministrit që ka humbur dy miq në vitin që po lëmë pas, Ben Blushin dhe Koço Kokëdhimën?

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kur bëhet fjalë për cenimin e PS-së, s'bën dallime për miq apo jo miq 

“As njërin, as tjetrin nuk i kam bërë miq si anëtar partie por si individë, miqësitë e mia nuk më ndikojnë në moskryerjen e detyrës time ashtu siç unë mendoj që duhet ta kryej. Kur cenohet PS nuk bëj dallime miq apo jo miq, në momentin kur cenohet puna e përbashkët. Kur kyn në këtë punë ka gjithmonë keqardhje…”, sqaroi ai.

Dekriminalizimi
Kryeministri Edi Rama është pyetur edhe për heqjen e mandatit të Elvis Roshit.
 
Ai nuk preferoi ta komentojë drejtpërdrejtë, por tha se vendimi ishte i drejtë, dhe me këtë rast ka komentuar ligjin e dekriminalizimit.
 
Së pari, në dijeninë time, unë jam kryetari i parë që kur kam bërë listën e deputetëve u kam kërkuar dëshmitë e penalitetit.
 
Në vitin 2013, i vetmi dokument zyrtar për të provuar pastërtinë e figurës së një personi ishte dëshmia e penalitetit.
 
Virgjëreshat të cilat më tregojnë mua imoralitetin për këtë pjesë, i përçmoj pa hyrë në analizën e pastërtisë së virgjërisë së tyre.
 
Sipas PD-së, ligji duhej se 19 deputetë të PS ishin kriminelë.
 
Kur vjen puna të raporti me politikën flasim për një tjetër gjë.
 
Kush nuk është i kandidueshëm për arsyet e ligjit.
 
Unë i përkas një gjenerata që u nda nga regjimi i vjetër komunist që quante kriminelë këdo që ishte dënuar edhe për gjënë më të vogël dhe që e kishte mbaruar dënimin.
 
Unë s’e quaj kriminel deputetin e PD-së që humbi mandatin. Si qenka kriminel ai?
 
E dini që Gjykata Kushtetuese italiane e ka vendosur të drejtën e harresës për të gjithë njerëzit e ndaluar dhe të dënuar në raport me internetin.
 
Brenda tre vitesh zhduken të gjitha lajmet për krimen e dikujt që vuan dënimin.
 
Ç’është kjo barbari. Ky kriminalizim i vazhdueshëm i politikës është barbar
”, tha Rama.

Konferenca për shtyp e Edi Ramës
"Nga falja e kamatëvonesave, janë 155 milionë dollarë, që lehtësojnë të gjithë këtë shumë njerëzish, familjesh, konsumatorësh në një volum të barazvlefshëm me shumën që parap reformës në energji paguhej nga arka e shtetit, nga xhepat e taksapaguesve dhe paguesve të rregull, për të kompensuar vjedhjet dhe abuzimet me energjinë elektrike. 

Një anë tjetër e këtij viti është fillimi i një ekonomie që prek ndryshimin në mënyrë graduale por të qëndrueshme që prek grupet shoqërore, është gjithçka që është arritur këtë vit në të bërin biznes. Kemi përmirësuar 32 pozicione në Doing Business, 20 pozicione në lirinë ekonomike, përsa i përket rankimit nga Standard & Poor's, kemi një eurobond që dy vite më parë ishte në 5.75%. Sot jemi në 3.1, në perspektivën që në 6 mujorin e parë të zbresim në 2.8. Kemi të gjtiha arsyet të besojmë se impakti i mëtejshëm në ekonomi do të jetë pozitiv. Ky do të jetë viti me volumin më të lartë të investimeve të huaja në Shqipëri në 25 vjet. Ndryshe nga çfarë kukuvajohet në debatin e nxehtë për rënie të investimeve të huaja, rënie investitorësh, për vende të tjera në rajon që na tregojnë sesa mbrapa jemi, në fakt jemi në vitin më të mirë për investimet e huaja në Shqipëri. Maqedonia është shumë më ulët sesa Shqipëria sa i përket volumit të investineve të huaja direkte. Janë fakte të certifikuara nga institucionet ndërkombëtare financiare dhe Banka e Shqipërisë. 

Punësimi ka shënuar 187 594 individë që janë sot më shumë në librin e taksave dhe sigurimeve shoqërore të shtetit. Vetëm në rrjetin e zyrave të punës kemi 37 mijë vende të lira pune. Të gjitha këto i thash sesa i pakënaqur jam. Sa më shumë bëjmë aq më shumë ndjej se potenciali është i jashtëzakonshëm dhe përderisa në kushte kaq të vështira kemi arritur të bëjmë kaq sa kemi bërë, mund të bëjmë shumë më tepër sa kemi bërë
".

Si do ndahet programi i investimit 1 miliard euro mandatin e ardhshëm
Programi i madh i investimeve publike prej 1 mililardë euro do të çelet vitin e ardhshëm, duke shënuar një injektim financiar në ekonomi që sipas kryeministrit Edi Rama, s'ka ndodhur në 25 vjet. Ai tha se investimet do të japin impakt në infrastrukturën rrugore, zhvillimin e turizmit, atë arsimore dhe shëndetësore. 

Infrastruktura turistike
Investime në funksion të turizmit që nga zona e bregdetit të jugut, gjithë zona e qarkut të Vlorës, Gjirokastra, Berati dhe zona e lartë e Thethit. 

Infrastruktura rrugore
Rindërtimi i infrastrukturës rrugore do të jetë e përqendruar në dy territore, në Qarkun e Fierit dhe  Elbasanit, në partneritet me shoqërinë private.

Infrastruktura shkollore
rindërtimi i plotë i 100 shkollave. Do të çelë rrugën për të hyrë në një fazë të dytë, për të mbullur përfunfdimiht nevojën për infrastrukturën për shkolla standarde në të 28 mijë km e Shqipërisë

Infrastruktura shëndetësore
Do të ndërtohet një Spital Ekslence rajonal në Qarkun e Fierit dhe në ndërtimin e 10 qendrave shëndetësore ekselence në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Furgoni i udhëtarëve karambolohet me kamionin në Pogradec, plagosen 2 pasagjerë! Një i lënduar dhe pas përplasjes së veturës me eskavatorin në Cërrik

Furgoni i udhëtarëve karambolohet me kamionin në Pogradec, plagosen 2 pasagjerë! Një i lënduar dhe pas përplasjes së veturës me eskavatorin në Cërrik