Rama: S'na duhet një qeveri që
lëngon e fryn barkun me plehra

Rama: S'na duhet një qeveri që <br />lëngon e fryn barkun me plehra
KORCE - “Një Shqipëri që lëngon në plehra dhe importon plehra edhe nga jashtë për të fryrë barkun e pangopshëm”. Kështu është shprehur lideri i opozitës Edi Rama për qeverinë Berisha dhe gjendjen e mjeruar në të cilën sipas tij, ai e ka lënë vendin. Nga qyteti i Korçës, ku Partia Socialiste prezantoi programin “Rilindje”, numri një i opozitës tha se shkatërrimi i mjedisit, është një nga arsyer se përse nuk duhet votuar më kjo qeveri.

Në vrazhdën e kapitujve të programit të socialistëve "Rilindje", sot u prezantuan projekte për mjedisin, sportin, kulturën si krijimtari dhe trashëgimi dhe planet për ruajtjen e tyre.

“Programi është një hallkë e një zinxhir prej 9 librash, të cilët përbëjnë edhe programin më të detajuar qeverisës që një forcë politike ka pasur ndonjëherë në 22 vjet”, -u shpreh lideri i socialistëve, Edi Rama në fjalën përshëndetëse të kësaj konference.

Numri një i opozitës tha se vendit po i bëhet një masakër mjedisore.

“Sot në Shqipëri dhe në Korçë dëshmitë janë rrëqethëse. Po sakatohen në mënyrë barbare pyje të tërë, një thesar i tërë i gjelbërt, një lloj masakre që s’ia ka bërë asnjë pushtues, as turqit, as fashistët as komunistët, këtë që po i bëjnë këta druvarë të politikës së përçarjes dhe sundimit me vota të vjedhura”, theksoi Rama.

Kryesocialisti Rama deklaroi nismën e PS për mbjelljen e 1 milionë pemëve në territorin e Shqipërisë si dhe zhdukjen e sendeve plastike, si qeset, shishet e të tjera.

“Ne jemi të vetëdijshëm se situata është alarmante. Pas 23 Qershorit PS ndërmerr një aksion për të mbjellë 1 milionë pemë në territorin e Shqipërisë. Një aksion për të zhdukur një lule kombëtare që është, shishja plastike, qesja, sendi plastik që ka mbuluar territore të tëra. Ne duam t’i shpallim luftë kësaj luleje të vdekjes së mjedisit, ku pastërtia si një vlerë dhe virtyt i traditës shqiptare të rifitojë terrenin e humbur”, -nënvizoi kreu i PS-së.

Ndërsa anëtari i programit të Partisë Socialiste, Artan Lame tha se plani urbanistin për kryeqytetin e vendit, ka zhdukur një pjesë të trashëgimisë kulturore, ndërsa shtoi se fare rastësisht Korça ka ruajtur dy nga objektet më të çmuara të kujtesës arsimore, siç është shkolla e parë shqipe.

NDERPRITEN DRITAT GJATE FJALES SE RAMES

Teksa lideri socialist mbante fjalën e tij në teatrin “Andon Zako Çajupi”, aty ku në këtë fillim jave PS kishte zgjedhur të prezantonte programin e saj në Korçë, përreth 10 minuta u ndërpre energjia elektrike.

Sipas korrespondentes të televizionit A1 REPORT, Dafina Ismaili e cila po ndiqte live konferencës, vetë kryesocailisti Rama e kaloi situatën duke treguar barsoleta në ironi të qeverisë aktuale.

Ndërkaq, i kontaktuar nga A1 REPORT, kreu i PS të Korçës, Ilir Pendavinji deklaroi se “nuk mund të themi se ndërprerja e energjisë ka qenë e qëllimshme”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: SKAPI u bë SPAK!

Skënder Minxhozi: SKAPI u bë SPAK!