Teksa u ndal te kriza energjetike, Rama tha se qeveria do të behët mburojë për konsumatorët dhe për bizneset e vogla, pasi nuk do të ketë rritje çmimesh për këtë kategori.
'Nga ta nis, mbase është e udhës që të niset nga një fakt botërisht i njohur, i një krize energjetike globale, që po sfidon të gjitha shtetet dhe i një dallge të tërbuar të çmimeve që së fundmi kanë arritur 450 euro për megavat. Ndërkohë që në të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme, kemi lëvizur në një mesatare prej 100 eurosh për megavat, nga 85, 92 deri në 120. Por 450 euro megavat është çmim marramendës. Po të kemi parasysh totalin vjetër kemi lëvizur në një total 50 euro për megavat. Këtë krizë e kam paralajmëruar disa kohë më parë edhe paralajmërimi i komentua si një alarm fals. Nuk duket se ka fund të qartë. Është folur për qershorin, por askush sot nuk mund ta konfirmojë këtë fakt, apo këtë hipotezë. Kompleksiteti i krizës shkon nga gjeopolitika, tek efektet e ndryshimeve klimaterike. Ne ndërkohë që vendet rreth e rrotull kanë rritur çmimet për konsumatorin, pasi janë duke rritur çmimet, ne i kemi qëndruar një ideje fikse se do t’i bëhemi mburojë konsumatorëve familjarë dhe biznesit të vogël. Tani që flasim po zhvillohet një dëgjesë e ministres së Infrastrukturës me disa përfaqësues të kompanive që janë të lidhur ame tensionin e mesëm që liberalizimi i tregut do të thotë rritje eksponenciale të çmimit. Jemi duke përgatitur për ta një skemë lehtësuese. Pse po ja dalim të qëndrojmë në këto parametra pasi e kemi adresuar krizën me një reformim të skemës së furnizmit. jemi besimplotë, se deri në qershor, ndërkohë që parashikojmë edhe një efekt lehtësues, rreth muajve mars-prill. Do të vazhdojmë që t'i mbrojmë konsumatorët familjarë.'- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama foli edhe për ambiciet e së ardhmen ku Shqipëria brenda një dekade do të kthehet në një ekspertuese neto të energjisë përmes diversifikimit të energjisë dhe ndërtimit të Skavicës.
“Jemi sot në gjendje që jo vetëm të garantojmë furnizimin me energji për vendin tonë, por ta bëjmë këtë edhe pa rritje të çmimit dhe pa kufizime dhe ti japim Kosovës mundësinë që dy ditët që janë vende e ndërrimit të viteve të kenë furnizim të pandërprerë me energji., Sigurisht që nuk është diçka fare e lehtë, por besoj në sekëlldira të mëdha dhe gëzime duhet të ndajmë me Kosovën atë që kemi. Brenda kësaj dekade Shqipëria të kalojë në eksportuese neto e energjisë, pra që garanton veten dhe shet energji tek të tjetër, këtë do e bëjmë duke rritur kapacitet, duke zgjidhur problemin e trashëguar dramatik të hedhjes së parave bashkë me ujin kur nuk kemi mundësi të rezervojmë ujë për ditët e thata dhe këtë gjë do na e mundësojë ndërtimi i Skavicës. Gjithashtu duke vënë në punë me një skemë të re me një kompani amerikane Tecin e Vlorës dhe duke diversifikuar prodhimin e energjisë me parqe fotovoltaike dhe atë të erë”, tha Rama.
Lajmi kryesor: