Kryeministri Rama do të zhvillojë një tjetër vizitë në Beograd në muajin dhjetor. Këtë vizitë të dytë të Ramës e konfirmon kryeministri serb Aleksandër Vuçiç. Sipas Vuçiç Rama do të marrë pjesë në samitin kinezo-rajonal që do mbahet në Beograd ku do jenë pjesëmarrës edhe 15 kryeministra të vendeve të tjera.

Vuçiç konfirmoi ketë vizitë të kryeministrit shqiptar gjatë vënies së kurorave me lule ne monumentin e çlirimtarëve të Luftës së Parë Botërore. Ky është edhe momenti kur Vuçiç ka deklaruar gjithashtu se “historia e Shqipërisë së Madhe nuk është vetëm ankthi jonë, por ndoshta ëndrra e dikujt.”

Para gazetarëve kryeministri serb u shpreh se Serbia do të ndjekë politikën e bisedës dhe jo politikën e dhunës, duke ia faturuar këtë të fundit kryeministrit Rama për qëndrimin e tij në konferencën e përbashkët në Beograd.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)