Rama - Sulës: Vdeksha unë për ty o jetimi im! S’mund të paguhet një prokuror më shumë se presidenti dhe një mësues më shumë se deputeti

 

Kreu i qeverisë e ka cilësuar hipokrizi premtimin e deputetit të opozitës Dashnor Sula që thotë se shtesën e pagës do e çoje për Shoqatën e jetimëve në Peqin. Në përgjigje të tij, Rama i ka sfiduar duke thënë se mund të vendosin pagë minimale për deputetët e ministrat nëse duan të bëjnë sikur qajnë hallet.

“Vdeksha unë për ty o jetimi im i dashur. Është hipokrizi e madhe çfarë dëgjova më parë, hipokrizi për të vënë duart në kokë. Nivelet e pagave përcaktohen me logjikë që është e një ekspertize të caktuar dhe ka një piramidë pagash. Jua kam thënë që kur flas, i mësoj shumë mirë për fushën që nuk di. Nuk mund të ndërtosh piramidë e të vendosësh presidentin nën një mësues pavarësisht se puna e përditshme mund të jetë më me stres. Nuk mund të kemi prokuror që paguhen më shumë se presidenti. S’mund të kemi gjykatës që paguhet më shumë se Ministri i Drejtësisë.

Doni të bëni këtë qarjen e halleve? S’keni pse t’ja çoni jetimoreve. Hajde vendosni pagë minimale për deputetët. Të paguhen deputetët e ministrat me pagë minimale. Mendoj që nuk i hyhet këtij monopati për t’u tallur me ata që na ndjekin. Nuk e dini ende se shqiptarët kush i merr për budallenj e kollaj, mund të gënjehet për një farë kohe”, tha Rama.

 


Lajmi kryesor:

Në Kuvend miratohet rritja e pagave për administratën, deputetët dhe qeveritarët! Rama: Ngjitemi në nivelin e lartë të rajonit! PD: Jemi vonë


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)