Në Kuvend miratohet rritja e pagave për administratën, deputetët dhe qeveritarët! Rama: Ngjitemi në nivelin e lartë të rajonit! PD: Jemi vonë

Me votën e 95 deputetëve, edhe pse Kryeministri Rama u shpreh kundër për t’u bërë tani, u miratua me shumicë të cilësuar në Kuvend rritja e pagës për institucionet kushtetuese duke filluar me Presidentin e Republikës, qeveritarët, deputetët etj. Ligji parashikon dyfishim të pagës për këto kategori. Ndërkohë që vetëm 3 ishin kundër votat për të tre projektligjet që u çuan sot në seancën plenare për hierarkinë e re të pagave.

Me 97 vota është miratuar ligji për pagat në administratë, ndërkohë që 93 vota ishin pro për ndryshimet në ligjin për “statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, që rrit pagat e tyre. Vetëm ky ligj i fundit kërkonte shumicë të cilësuar.  Pagat e reja do të jenë në fuqi që prej 1 prillit, ndërkohë që është marrë pëlqimi i presidentit që ligjet të dekretohen sa më shpejt. Projektligji që flet për pagat në administratë parashikon rritje të kompetencave të Këshillit të Ministrave në caktimin e pagave në sektorin publik, ndërkohë që u përcaktuar dhe skema e re e rritjes së pagave për administratën publike me referencë pagën e presidentit, si më e larta. Miratimi i ligjit të fundit erdhi prej një vendimi të Gjykatës Kushtetuese që kërkonte rivendosjen e hierarkisë së pagave. 

Rritja e pagave për ministrat dhe deputetët u bë me propozim të vetë deputetëve nga mazhoranca dhe opozita gjatë diskutimit të projektligjit në komisionet parlamentare. Ndërkohë që Qeveria kërkonte, ashtu siç edhe Kryemninistri tha sot se rritja për deputetët dhe anëtarët e Qeverisë të bëhej në një moment të dytë. Kreu i qeverisë nuk mori pjesë në votim. Nga ana e ligjvënësve vetëm 3 ishin ata që votuan kundër si Petrit Doda, Bujar Leskaj dhe Dashnor Sula, me këtë të fundit që e quajti rritjen të lartë dhe të pajustifikueshme.

Reforma e pagave e nisur nga qeveria duket se fillimisht do të japë efektin më të madh tek paga e funksionarëve të lartë dhe më pas në kategoritë e tjera të punonjësve publikë. Me ndryshimet e fundit që iu bënë ligjit të pagave, deputetët përfituan rritjen më të madhe me 98%, ndërsa pas tyre vijnë ministrat me 82%.  Rritje me 72% pësoi edhe kryeministri, ndërsa presidenti me 65%. Edhe për punonjësit e tjerë të administratës fillon një rritje e përgjithshme nga 10 – 35 mijë lekë. Në paketën e saj ambicioze prej 38 miliardë lekësh qeveria premton se deri do t’i dyfishojë pagat për sektorë. Sa i përket pensionistëve, qeveria ka premtuar vetëm indeksimin në tetor dhe nuk ka parashikuar më bonuse.

Në fjalën e tij në seancën e sotme plenare, Kreu i qeverisë Rama argumentoi se me reformën e pagave, Shqipëria do të ngjitet në nivelin e lartë të rajonit për pagat. Në përgjigje për opozitën përmend një shprehje të At Gjergj Fishtës.

“Të tjerat janë dokrra hini. Të njëjta dokrra që kemi dëgjuar qysh kur kemi filluar punën dhe qysh kur i kemi filluar këto përpjekje. Ne i hapim rrugë një procesi që në prillin e ardhshëm na çon në 900 euro pagë mesatare. Sipas të gjitha gjasave me këtë parashikim ne ngjitemi në nivelin e lartë të rajonit.”, tha Rama.

Kryeministri artikuloi se PS e kishte në plan prej kohësh këtë reformë por u pengua nga faktorë që nuk ishin parashikuar si tërmeti, pandemia dhe lufta. Sipas tij, nuk duhet të ketë debat për këtë çështje pasi thotë se qeveria po bën rritjen më të lartë historike të pagave.

Për rritjen e pagave të deputetëve dhe ministrave, argumentoi se në asnjë vend të botës nuk ka prokurorë e mësues që paguhen më shumë se ligjvënësit. Po ashtu, u ndal edhe te deputeti Dashnor Sula, i cili qëndroi në të njëjtën linjë me Jorida Tabakun e Gazment Bardhin se administrata e meriton rritjen e pagave por është e vonuar.

Por Dashnor Sula shprehej se nuk e meritojnë shtesën në pagë dhe premtoi se shifrën që do të merrte ekstra do e çonte në Shoqatën e Jetimëve në Peqin. Rama e sfidoi së bashku duke i thënë se mund të bëjnë pagë minimale të gjithë deputetët e ministrat, jo të sillen sikur duan të qajnë hallet e popullit. Ministrja Delina Ibrahimaj bëri prezantimin e reformës që thotë se i vë kapakun rritjes së pagave që do të ndikojë edhe në sektorin privat. Sipas saj, Shqipëria e përballon këtë reformë në këtë moment dhe sqaron se efekti financiar do të jetë 39 miliardë lekë.

Seanca e sotme nisi me një protestë të disa aktivistëve të cilët preferuar ta përcaktonin kundërshtimin e tyre me këtë situatë me pankartat që shkruanin “Hajdutë” dhe “Mos u ngopshi”, teksa hodhën edhe “kartmonedha” mbi kokat e disa prej deputetëve, përfshirë ish-Kryeministrin Arben Ahmetaj. 

Sa shkojnë pagat e deputetëve dhe qeveritarëve kryesorë
Paga e deputetëve dhe qeveritarëve do të dyfishohet. Ajo e deputetëve bëhet nga 156 770 lekë që është aktualisht në 310 250 lekë, ndërsa e Ministrave nga 174 760 lekë në 318 750 lekë bruto. Kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot.

Pagat për zyrtarët e lartë

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:16
Miratimi i ligjit në Kuvend, dyfishohet paga për presidentin, kryeministrin, ministrat e deputetët (SHIFRAT)

 

Ligji i votuar në parlament për rritjen e pagave ndryshon shpërblimin mujor për 130 mijë punonjës të administratës, duke vendosur në krye të hierarkisë, sipas funksioneve, presidentin e republikës, kryeministrin dhe kryetaren e kuvendit. 

Kreu i shtetit përfiton një rritje të konsiderueshme të pagës, nga 257 mijë lekë në 425 mijë lekë të reja. Pas tij vjen kryeministri dhe kryetarja e Kuvendit, të cilëve paga u shkon nga 228 mijë lekë, në rreth 393 mijë lekë të reja. Përfitues të konsiderueshëm janë edhe ministrat të cilëve ligji i ri u dyfishon pagat, nga 174 mijë e 760 lekë në 318 mijë lekë të reja. Po kështu edhe deputetët të cilët propozuan përfshirjen e vetes së tyre në listën e përfituesve, dhe më pas votuan ligjin, do të kenë një pagë mujore prej 310 mijë lekë të reja, nga 156 mijë lekë që paguheshin deri tani. Paketa e miratuar sjell rritje edhe për drejtuesit e disa institucioneve, si komisioni i shërbimit civil, Autoriteti i Konkurrencës, AKEP-i, Enti Rregullator i Ujiit, AMA, Komisioneri për të Drejtën e Informimit, ai për mbrojtjen nga diskriminimi, etj, ku niveli I pagave vendoset në 255 mijë lekë të reja, nga 115 mijë lekë që ka qenë deri tani. Rritja vijon në gjithë piramidën e administratës shtetërore, sipas koeficienteve të vendosur në ligj, ndërkohë që përfaqësues të mazhorancës, kanë theksuar se ligji jep zgjidhje problemit historik të pagave të mësuesve dhe mjekëve.

 

 
Ishte
Eshte
Paga e Presidentit
257 000 lekë
425 000 lekë
Paga e Kryeministrit
228 000 lekë
393 125 lekë
Paga e Kryetarit të Kuvendit
228 000 lekë
393.125 lekë
Paga e Zv. Kryeministrit
187 610 lekë
318 750 lekë
Paga e Zv. Kryetarit të Kuvendit
187 610 lekë
318 750 lekë
Paga e Deputetëve 
156 770 lekë 
310 250 lekë
Paga e Ministrave
174 760 lekë 
310 250 lekë
Ora 14:54
Reforma e pagave, 95 vota pro për rritjen e rrogave për deputetët, qeveritarët dhe institucionet e kushtetuese! 97 për rritjen e pagave në administratë

1685019208_97votime.jpg

Kuvendi ka miratuar sot të treja projektligjet për reformën e pagave në institucionet kushtetuese dhe administratën publike.

Kuvendi ka miratuar me 93 vota ndryshimet në ligjin për  “statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, që rrit pagat e tyre. Miratimi i ligjit kërkonte shumicë të cilësuar 84 vota.

Ligji për pagat në institucionet kushtetuese u miratua me 95 pro, 0 abstenim, 3 kundër, 5 nuk morët pjesë në votim.

1685019044_votim.jpg

Ora 13:31
Braçe: Rritja e pagave, vendim historik që vlerëson punën! Më shumë para në familjet shqiptare! Luftë evazionit dhe kapjes së tregut

 

Për deputetin socialist, Erion Braçe me vendimin që pritet të marrë sot Kuvendit do të marrë vendimin më të rëndësishëm të tij në planin ekonomiko-financiar por edhe social, të dekadës së fundit. Braçe nënvizon se kjo rritje page vlerëson fort shpërblimin e punës së gjithkujt.

“Punonjësit e shërbimeve publike, shërbyesi i shtetit dhe qytetarit me përgjegjësi për sigurinë, për të dhënë e bërë drejtësi, shërbyesi i shtetit edhe në ato punë që askush këtu nuk i bën, që më kujton edhe atë shprehjen e ndyrë që është përdorur këtu : ‘Edhe një pastruese merr më shumë sesa ne’. Rritet fort paga mesatare dhe ajo minimale, dy më të rëndësishme në tregun e punës por edhe në ekonominë kombëtare e familjare. 39 mld lekë më shumë do të jetë shpërblimi i punës vitin e ardhshëm. Qytetarë dhe familje do të kenë të ardhura më shumë”, tha Braçe.

“Paga minimale vendoset sot 40 mijë lekë dhe në 2025 do të jetë 45 mijë lekë, por e kemi gjetur vetëm 22 mijë lekë 10 vite më parë. Paga mesatare është sot rreth 71 mijë lekë, vendoset po sot të shkojë sot rreth 107 mijë lekë. E kemi gjetur vetëm 41 mijë lekë 10 vite më parë. Do të jetë vitin tjetër thuajse 40 euro në ditë, na bën shumë konkurrues në rajon. Vendimi që po marrim sot nuk është një instrument për ta mundur kundërshtarin politik në këtë sallë, të sotmin apo të djeshmin. Për t’u pasuruar ne gjithashtu jo! Por për një instrument për të qenë në betejë për punëtorët, për të zotët, për të gjithë ata që largohen nga ky vend nën efektin e pamundësisë këtu! Të gjitha në konkurrencë apo në betejë për punëtorët tanë”, vijoi deputeti socialist.

Braçe nënvizoi gjithashtu se përpara është një sfidë e madhe, që janë çmimet e larta.

“Ato janë problemi më i madh që kemi tani. Çmimet e larta që nuk ndryshojnë janë për shkak të një tregu të kapur dhe aspak konkurrues. Inflacioni i importuar po bien, çmimi jo. Duhet të bëjmë që tregjet të funksionojnë. Çmimet të shkojnë atje ku ekonomia po i çon përmes inflacionit në rënie. Kjo që po ndodh me çmimet është përtej ekonomisë sepse po të ishte ndryshe gjithçka do funksiononte në zbritje, veçanërisht të produkteve të importuara që çmimet e të cilave në tregjet ndërkombëtare po vijnë duke rënë. Konkurrueshmëria sjell çmime më të ulta. Nëse do vazhdojmë të ushqejmë ekonominë me çmime të larta, edhe politika e sotme do të dështojë. Nuk besoj se sektori privat do udhëhiqet nga ky vendim që po marrim sot për të rritur rrogat për punëtorët e tij”, tha Braçe gjatë diskutimit për projektligjin për rritjen e pagave.

Në fund Braçe paralajmëroi se ky vendim nuk do t’i rrisë automatikisht pagat në privat.

“Unë nuk besoj se sektori privat do të udhëhiqet lehtësisht nga ky vendim që ne marrim sot për të rritur rrogat për punëtorët e tij. Duhet të funksione politika fiskale dhe lufta kundër evazionit fiscal duhet të jetë prioritet. Të dyja bashkë mund ta bëjë këtë politikë të funksionojë dhe të fitojmë betejën për t’i mbajtur punonjësit këtu”, përfundoi deputeti i Partisë Socialiste.

Ora 13:23
Berisha: Nuk e votoj ligjin për rritjen e pagave se është një mashtrim

 

Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend, sërish nënvizoi faktin se nuk do të votojë ligjin për rritjen e pagave.

‘Unë jam këtu për të dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë Farsë të turpshme zgjedhore të pa ndodhur më parë, për t’u bërë shqiptarëve thirrje që të marrin në dorë fatin e tyre. Keni sjellë këtu një ligj të cilin pavarësisht këtyre kundërshtive do të kisha dashur ta votoja, pasi kam qenë dhe mbetem gjithnjë për rritjen e rrogave e pensioneve. Nuk e votoj këtë ligj sepse ky ligj është një mashtrim i tmerrshëm.’- tha Berisha.

Ora 13:01
Rama-deputetëve: Rrogat për ju dhe ministrat të rriten të fundit, por unë një jam, ju vendosni

 

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend tha se rrogat e ministrave dhe të deputetëve të rriten të fundit, pasi tu jetë rritur të gjitha kategorive që përfshihen në projektligj.

‘Kështu që ky është qëndrimi im! Unë për rritjen e pagave jam shumë krenar dhe dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë deputetët sepse është puna e deputetëve në radhë të parë e gjithë këtyre viteve, sepse është rezultat reformash, është rezultat ligjesh, është rezultat përpjekjesh, dua të falënderoj të gjithë anëtarët e kabinetit qe kanë punuar qysh nga dita e parë e vitit 2013 deri më sot, se ky është rezultat i përpjekjeve shumë të madhe dhe dua t’ju them që tek pika e pagës për deputetët dhe për ministrat , mua më keni kundra që ajo të hyjë menjëherë. Ajo duhet të hyjë në fuqi në momentin që hyn ne fuqi e gjithë paketa e rritjes së pagave, por unë një jam, bashkë me Erion Braçen, pastaj kush bëhet tjetër, të shohim.’- tha Rama.

 

Ora 12:36
Berisha pas fjalës së Ahmetajt: Në parlament të vendoset sistemi i gjobave për deputetët që mashtrojnë! Felaj i ndërpret fjalën

 

Pas fjalës së deputetit Arben Ahmetaj në Kuvend, Sali Berisha foli nga vendi për të kërkuar gjoba ndërsa zv.kryetarja e Kuvendi i ndërpreu fjalën.

Berisha: Nëse në këtë parlament nuk vendoset sistemi i gjobave për deputetët që mashtrojnë publikun...

Felaj: Jua ndërpres se s’keni lidhje me procedurën. Kur të merrni fjalën mund të thoni pretendimet. Mos të abuzojmë me rregulloren.

Ora 12:33
Ahmetaj në Kuvend: Rritja e pagës është politike, qeveria po provokon privatin të ndajë fitimin me punonjësit

 

Deputeti i PS-së, Arben Ahmetaj thotë se rritja e pagës është politike ndërsa shtoi se me anë të kësaj skeme, qeveria po provokon sektorin privat të reflektojë dhe t’u rrisë rrogat punëtoreve.

“Rritja e pagës është thellësisht politike.. Është reflektim i një qeverie. Por së fundmi me një rritje historike dhe reflektimi ka të bëjë me produktivitetin e administratës. Rritja është 1.6% të PBB. S’është bërë asnjëherë. Nëse ekonomia është rritur dhe PBB është rritur, paga mesatare rritet 100%. Që do të thotë i gjithë diskutimi që bën opozitës për inflacionin, kjo statistikë e rrëzon. Nëse në 2025 paga mesatare do jetë 900 euro në privat do të jetë 600 euro. Kjo është kundërshti në ekonomi. Në 2013 tatim fitimi, ka qenë 15 mld, sot është 48 mld. Paga mesatare është rritur me 43%fitueshmëria është rritur me 300%. Çfarë nuk meritojnë punonjësit? Është rritur fitimi i tyre 300% ndërsa paga mesatare është rritur 43%, ata nuk kanë reflektuar. Ne po provokojmë në formë shumë pozitive, sektorin privat. Rritja e pagave është e domosdoshme dhe në kohën e duhur.”- tha Ahmetaj.

Ora 12:15
Berisha: Nuk do ta votojmë projektligjin për rritjen e rrogave

 

Sali Berisha tha se ai dhe deputetët që e përkrahin nuk do ta votojnë projektligjin për rritjen e rrogave. Sipas Berishës akti i parë duhet të jetë caktimi i minimumit jetik që të jetë 200 euro.

‘Një farsë e turpshme me përmasa cinike të një cinizmi dhe pashpirtësie dhe hipokrizie të paparë u zhvillua sot në parlament. Pasi mashtroi shqiptarët, duke paraqitur rrogën e presidentit, të admiralit dhe të Rezartit, të gjitha këto nga 2.2 në 4.6 milionë lekë rritje, solli në parlament një ligj, në të cilin ata që janë më në nevojë, largimi i të cilëve po shkatërron Shqipërinë, mjekët, mësuesit, policët, ushtarakët, përfitojnë një rritje 1 përqind ose minus 1 përqind. Një akt i tillë është jashtë çdo imagjinate. Një cinizëm i tillë ndaj punonjësve të këtij vendi, tejkalon çdo cak.  Kam qenë dhe do jem gjithnjë për rritjen e rrogave, kjo nuk ka diskutim.

Nëse ka një faktor shkatërrimtar për këtë vend, kjo është ngrirja e rrogave. Por sot kjo farsë, ky akt ku dyfishohen rrogat e zyrtarëve më të lartë dhe rriten me 1 përqind ose zbresin- se kjo është përllogaritja me inflacionin e INSTAT, se me përllogaritjen e EuroStat, rënia është më e madhe se kaq. Kam insistuar se ky proces të fillojë me vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh. Ky duhej të ishte akti i parë për t’i dhënë përgjigje kësaj situate të rëndë, këtij mjerimi të frikshëm të krijuar në Shqipëri. Në vend që të fillonte me vendosjen e minimumit jetik, që do i jepte përgjigjen përfundimtare ndihmës ekonomike dhe pensioneve nën 200 euro dhe bënte një zbutje të mjerimit, minimumi jetik zhduk mjerimin në kuptimin e varfërisë ekstreme. Ishte një masë plotësisht e mundshme, kur dihet që qytetarëve u vidhet çdo vit dyfishi i fondit të përgjithshëm të rrogave. Kjo u mbyll në mënyrën më të turpshme nga njerëzit që vjedhin shqiptarët nga mëngjesi deri në darkë.
Ne nuk do e votojmë.'- tha Berisha.

Ora 11:59
Bardhi: PD do e miratojë sot rritjen e pagave por është akt i vonuar

 

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se Partia Demokratike do të miratojë sot rritjen e pagave edhe pse është i vonuar.

Rritja e pagave ndonëse është lëvizja e duhur nuk do ndihet nga përfituesit e saj. Ne vazhdojmë me çmime të larta për shkak të deformimit të çmimeve nga oligarkët. Është një mashtrim i madh Edi Ramës që rritja e pagave është më e larta. Rezultati i Ramës në 10 vite kush është? Rama e ka rritur vetëm me 121 mijë lekë. Në 12 vjet ndoshta do arrijë dyfishim pagash që PD e bëri brenda një mandati.

PD do të miratojë sot rritjen e pagave dhe pse ky është një akt i vonuar. Sot është dita që ne të ngremë zërin dhe për pensionistë që si gjithmonë mbeten të fundit. Ne na drejton një qeveri e korruptuar që paguan vetëm për të blerë votat.”

Ora 11:34
Rama - Sulës: Vdeksha unë për ty o jetimi im! S’mund të paguhet një prokuror më shumë se presidenti dhe një mësues më shumë se deputeti

 

Kreu i qeverisë e ka cilësuar hipokrizi premtimin e deputetit të opozitës Dashnor Sula që thotë se shtesën e pagës do e çoje për Shoqatën e jetimëve në Peqin. Në përgjigje të tij, Rama i ka sfiduar duke thënë se mund të vendosin pagë minimale për deputetët e ministrat nëse duan të bëjnë sikur qajnë hallet.

“Vdeksha unë për ty o jetimi im i dashur. Është hipokrizi e madhe çfarë dëgjova më parë, hipokrizi për të vënë duart në kokë. Nivelet e pagave përcaktohen me logjikë që është e një ekspertize të caktuar dhe ka një piramidë pagash. Jua kam thënë që kur flas, i mësoj shumë mirë për fushën që nuk di. Nuk mund të ndërtosh piramidë e të vendosësh presidentin nën një mësues pavarësisht se puna e përditshme mund të jetë më me stres. Nuk mund të kemi prokuror që paguhen më shumë se presidenti. S’mund të kemi gjykatës që paguhet më shumë se Ministri i Drejtësisë.

Doni të bëni këtë qarjen e halleve? S’keni pse t’ja çoni jetimoreve. Hajde vendosni pagë minimale për deputetët. Të paguhen deputetët e ministrat me pagë minimale. Mendoj që nuk i hyhet këtij monopati për t’u tallur me ata që na ndjekin. Nuk e dini ende se shqiptarët kush i merr për budallenj e kollaj, mund të gënjehet për një farë kohe”, tha Rama.

 

Ora 11:30
Rama paralajmëron fashë për energjinë elektrike gjatë sezonit veror: Konsumi do rritet në mënyrë të ndjeshme

 

Kreu i qeverisë, Edi Rama paralajmëroi se do të diskutohet sërish për vendosjen e fashës për çmimin e energjisë elektrike gjatë verës.

“Ajo që paguajnë familjet nuk është vlera reale e faturës. Familjet shqiptare dhe biznesi i vogël paguan ekzaktësisht sa paguante me çmimin përpara krizës. Ka rënë çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtar, por nuk është kthyer aty ku ishte dhe qeveria ka pasur dhe ka vullnetin e plotë që të vazhdojë të paguajë, ndërkohë që me ardhjen e verës, konsumi do të rritet në mënyrë të ndjeshme përsëri dhe ne do të duhet të hapim diskutimin e fashës”, tha Rama.

Ora 11:29
Rama: Ikja e të rinjve është impakt i globalizmit, vendet e Perëndimit rrezikojnë falimentimin

 

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend u ndal edhe tek fenomeni i emigrimit të rinjve. Kreu i qeverisë tha se të gjitha vendet e perëndimit po vuajnë nevojnë për fuqi punëtore. Sipas Ramës vendet e përëndimit janë në fazën që ose duhet të rrëmbejnë fuqi punëtore nga të gjitha anët, ose duhet të shpallin falimentimin. Për kreun e qeverisë largimi i të rinjve nuk ëhstë një luftë e brendshme politike, por është imakt i globalizmit.

‘Më shumë se fitorja jonë ajo është disafat e politikës e të gjithë juve që vini këtu. Po e morët vesh merreni po se morët vesh herën tjetër do të jetë edhe më keq, për ju, jo për Shqipërinë jo për shqiptarë. Ne jemi në kushtet sot se Europa ka filluar një luftë e cila do të bëhet çdo ditë me e pamëshirshme që të kujton atë shprehjen peshku i madh do të haj të voglin me çdo çmim dhe robi do të jetë ujk për robin.

Rënia e lindjeve ka ardhur sot në pikën ku po reflektohet në tregun e punës ku vendet më të zhvilluara janë në situatën ku ose duhet të rrëmbejnë nga të katërt anët krahë punë, ose duhet të pranojnë perëndimin e suksesit dhe fillimin e falimentimit të tyre që nga Gjermania lokomotiva e Evropës e cila deri në 2030 ka nevojë për 7 mln punëtorë jashtë sistemit të demografisë gjermane.

Ligji që ka kaluar Gjermania para pak javësh duhet të ngulitet në kokën e atyre që merren me ligjvënien në Shqipëri. Kurrë më parë një shtet nuk ka bërë një ligj për punonjës të pakualifikuar. Sot është hapur totalish dhe kjo do të jetë tendenca e përditshme në Europën ku jetojmë. Përpjekja jonë është një përpjekje titanike për ta përballuar këtë situatë. Kënga po ikin po ikin është një këngë e turpit më të madh të kujtdo që e këndon nga politik bërësit. Kjo nuk është një arsye fare për luftëra të brendshme. Është impakti dramatik i produkteve të globalizmit. Qasja duhet të jetë krejt tjetër!’- tha Rama.

Ora 11:25
Rama: Po ndërtojmë Shqipëri tjetër, shfaqet në mediat prestigjioze si destinacion për t’u vizituar! Në Rinas po vijnë konsumatorë, jo njerëz me bukë me vete

 

Kreu i qeverisë thotë se me rritjen e pagave, Shqipëria bën kapërcimin e madh ndërsa përmend faktin që përmendet në mediat ndërkombëtare si destinacion që duhet të vizitohet. Sipas tij, në vendn tonë vijnë konsumatorë që i shërbejnë turizmit dhe ndikojnë në ekonominë e vendit.

“Është e kotë fare që sot bëjmë debat e lagu apo nuk e lagu përballë faktit kuptimplotë që kjo shumicë qeverisë po bën rritjen më të lartë historike të pagave dhe kapërcimin e madh të shumëpritur e për të cilin jemi përpjekur dhe kemi duruar jashtëzakonisht shumë përballë befasive e fatkeqësive që s’i kemi sjellë ne. Shqipëria me pagë mesatare 900 euro është Shqipëri tjetër. Këtë Shqipëri tjetër kemi çdo javë muaj e vit që e ndërtojmë. Një Shqipëri tjetër, e cila sot pa asnjë shtysë, pa asnjë qindarkë të paguar është rregullisht, çdo javë në faqet e mediave më ndërkombëtare si destinacioni për t’u vizituar.

Shihni çfarë ndodh në aeroportin e Rinasit për të kuptuar çfarë Shqipërie është kjo sot në krahasim me ata dje. Të gjithë ata që vijnë sot janë konsumatorë, s’vijnë me bukë me vete. Në këtë Shqipëri është koha që pagat të zënë vendin që njerëzit meritojnë në këtë fazë. Nuk jemi të kënaqur, nuk ndalon këtu. Deëgjoj që pagat në sektorin privat nuk i rrit shteti. Kjo është e vërtetë por ama janë 2 gjëra që kemi bërë dhe 1 gjë që po ndodh. Me pagat minimale është faktor i pamohueshëm dhe ajo që bëjmë me sektorin publik është tjetër faktor i pamohueshëm dhe të dyja bëjnë që pagat në sektorin privat të jenë në rritje të përditshme.

Nuk ka pasur përgjigje më spektakolare se ajo e 14 majit.”, tha Rama.

Ora 11:23
Kuvend/ Rama-opozitës: Është e kotë të debatojmë e lagu se lagu, qeveria po bën rritjen më të lartë historike të pagave! Mos na hajdeni këtu me shifra nga xhepi

 

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalëne  tij në Kuvend për të diskutuar për rritjen e pagave. Rama u ka kthyer përgjigje opozitës ku u shpreh se qeveria përballë tërmetit, pandemisë dhe luftës ka dhënë një ndihmë të madhe për qytetarët, por kanë qenë edhe faktorë që e ka stepur Partinë Socialiste ta bëjë më shpejt këtë lëvizje. Rama u shpreh se është e kotë që kjo të debatohet.

“E keni marrë këtë vend kur tabela e klasifikimit ishte si vijon. 220 euro paga mesatare. Ndërkohë që Kosova e kishte 440 euro dhe rajoni më lart. Kemi qenë të fundit, me diferencë.

Me votimin e sotëm ne i hapim rrugën pagës mesatare 900 euro. Mjafton të shikohet sesa të ardhura kemi spostuar ne për të sistemuar në shtëpi dhjetëra mijëra familje për të kuptuar se pse kjo nuk u bë kur kishte mundësi të bëhej. Patsja erdhi pandemia, pastaj lufta. Sot vazhdon që në faturën e energjisë elektrike dhe për biznesin e vogël, të jetë dora e qeverisë. Ajo që paguajnë familjet s’është vlera reale e faturës. Familjet shqiptare dhe biznesi i vogël paguan ekzaktësisht çmimin që paguanin përpara krizës. Qeveria ka pasur dhe ka vullnetin për të vazhduar të paguajë. Ne në verë do duhet të hapim diskutimin e fashës pasi konsumi do rritet. Nëse këtu do kishim të bënim me një ekonomi lënguese, nëse do të kishim të bënim me një pasqyrë si ajo që na vihet përpara saherë ka parlament me shifra një këtu e një atje si ajo përralla e asaj species që donte të zbukurohej dhe mori nga të gjitha kafshët ndonjë gjë dhe pastaj doli një monstër.  Ekonomia është thënë këtu dhe ndryshe nga ata që thoshin ndryshe, Papunësia është në nivelet e para pandemisë. Konsumi është rritur. Eksportet janë rritur dhe të gjitha këtu s’janë opinione, s’janë as shifra të nxjerra nga mënga sipas qejfit. Është e kotë fare që sot të bëjmë debat e lagu apo nuk e lagu përballë faktit që kjo shumicë qeverisëse po bën rritjen më të lartë historike të pagave”- tha Rama

Ora 11:09
Deputeti Sula: S'kemi bërë asgjë për të merituar rritjen e pagës! Shtesa ime do shkojë për Shoqatën e jetimëve në Peqin

 

Deputeti Dashnor Sula e cilëson të vonuar rritjen e pagave për administratës ndërsa nuk e justifikon rritjen për deputetët dhe qeverinë. Ai sqaroi se ka vendosur që shtesa e tij të shkojë për shoqatën e jetimëve në Peqin.

“Më vjen turp që jam pjesë e këtij parlamenti për gjuhën që përdoret. Dolën, folën, bënë politikë dhe atakuan të gjithë opozitën në një kohë kur nuk u kujtuan të thonë një fjalë të vetme, a po rritet rroga, jepni argumente. Unë jam këtu dhe do jap të miat. S’jam kundër rritjes së pagave të deputetëve e qeverisë por jam kundër në shifra kaq të mëdha ndërsa administrata, mësuesit e të tjerët kanë rritje simbolike.

Pagën e mësuesit 27 mijë lekë, e infermierit 22 mijë lekë. Në parlament ka deputetë që i shtojnë vlerën institucionit, ka të tjerë që e bëjnë të turpshëm që në mëngjes ngrenë duart për të votuar ligje e në darkë përfundojnë në qeli.

Çfarë kemi bërë që të rritet rroga? E keni bërë këtë vend të jetueshëm? Keni luftuar korrupsionin? Jo. E kemi ditur të bëjmë zgjedhje të lira e të ndershme? Jo. Çfarë bëjmë ne, 10 ditë pas zgjedhjeve mbyllemi në një sallë të shohim rrogat tona. Turp më të madh nuk ka. Të rrisim rrogën me 1.6 milionë brenda ditës na bën më të urryerit për njerëzit.

Nëse qëllimi është që deputetin ta shajnë lart e poshtë, bravo ju qoftë po e arrijmë. Po të kishim bërë rritjen e pagave vit pas viti, nuk do kishin ikur shqiptarët. Rritja e pagave për administratën është e vonuar dhe duhet të bëhet 1 orë e më parë.

Shtesa e pagës që unë përfitoj si deputet do të shkojë për Shoqatën e jetimëve në Peqin”, tha Sula.  

Ora 10:35
Ministrja Ibrahimaj në Kuvend: Reforma që sjellim sot i vë kapakun rritjes së pagave! Efekti financiar shkon 39 miliard lekë

 

Në Kuvend, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka bërë prezantim të reformës së rritjes së pagave duke thënë se efekti financiar do të jetë 39 miliard lekë.

“Reforma që sjellim sot do t’i vërë kapakun rritjes së pagave. Pjesë e paketës që prezanton parashikon indeksimin e normës së inflacionit. Kjo është një reformë që ekonomia na e mundëson. Sot kemi pagë minimale në nivelin 40 mijë lekë, në vitin 2013 ishte 22 mijë lekë. Ne kemi hapësirën për të përballuar rritjen e pagave. Synojmë të krijomë një piramidë të pagave.

Ne synojmë të përmirësojmë hierarkinë e pagave. Efekti financiar i kësaj reforme është 39 miliard lekë. Janë mbi 130 mijë punonjës të cilët do të përfitojnë nga kjo reformë”, tha Ibrahimaj.

Ora 10:21
Tritan Shehu flet në Kuvend për zgjedhjen e Bardhit si kreu i grupit parlamentar të PD: Turp i botës! Bashkëpunoni me ata që shkelin rregulloren

 

Deputeti demokrat Tritan Shehu nuk e njeh vendimin e kolegëve që zgjodhën Gazment Bardhin si kreu i grupit parlamentar të PD. Në Kuvend e cilësoi si të turpshëm dhe Kuvendi thotë se duhet të reagojë, jo të shkelë rregulloren.

“Në këtë sallë prej kohësh bëhen shkelje të rënda të Kushtetutës. Duhet të mbroni parlamentin nga shfaqjet e rënda që po shkatërrojnë demokracinë. Para disa kohësh kam ngritur disa herë por s’ka përgjigje, përjashtohen deputetë nga grupi parlamentar i PD nga një paçavure. Pasoja sot kush është i këtyre veprimeve kundër Kushtetutës, ju njoftoni zgjedhjen e dikujt si kreu i grupit parlamentar me 18 vota. Si mundeni?  Turp i botës, turp i paimagjinueshëm se bashkëpunoni me ata që shkelin rregulloren. Nuk ka shkelje më të madhe se kjo. Të vihet në vend e drejta. Rregullorja nuk njeh përjashtime. Qesharake kjo, qesharake dhe për ju që e zyrtarizoni”, tha Shehu.

“Ka 2 vjet që ka nisur kjo legjislaturë. E kemi diskutuar”, tha Felaj.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/05/2023 02:30

    Po te mos jene per veten e tyre keta,per ke do te jene keta?! Dhe qahen pse ikin shqiptaret!Pse te mos ikin?! Te na rrojne sa malet deputetet e t'i kemi me shendet te mire se kur te semuren e te dergohen per kurim jashte,edhe pse kane rroga te majme dhe ndonje dhe biznese plus,prape shteti me dekrete speciale do t'jua paguaje shpenzimet,per te mos harruar ketu gazin,qerate,dietat e cikerima te tjera per te cilat nuk thuhet asgje nese do t'ju hiqen,apo zvogelohen tani qe veterriten rrogat e tyre. Jam me fat qe nuk jetoj me aty dhe mbi te gjitha qe nuk kam punuar kurre ne Shqiperi,nuk do te doja qe nje dite te kisha fatin e atyre pensionistave te gjore!

    Përgjigju
  • Arberor Fisqiri: 25/05/2023 23:04

    Arberor, shko kerko rritje rroge te shqupi se u rriten rrogat. Mos u genje më me 3 qofte e 1 racion buke. Persa i perket ktyre vrromave qe drejtojne kete vend( PS, PD, PL etj,) ju bofshin ilace kto lek qe do merrni shtese.

    Përgjigju
  • Elinda: 25/05/2023 20:25

    Bukur na e hodhe o kryeminister por do te ta kthejme ne 2025

    Përgjigju
    • Timoni: 25/05/2023 23:31

      Po mirë e ke ti. Prit 2025 të kthesh këtë timin. Ti kujton se ke zgjedhje. Ik sa rri kot aty.

  • Emigrant: 25/05/2023 20:15

    Mos e hegershit ishalla o fytyra te qelbeta Prandaj shani enverin sikur jeni me te mir o gjakpirsa Shikoni pensionet qe jane per te qare

    Përgjigju
  • Dori: 25/05/2023 18:37

    Mendoni per popull o te babzitur.Turp te kini

    Përgjigju
  • Qifija: 25/05/2023 18:18

    Shum mir bere z.rama, me ne fund kemi dhe ne deputet dinjitoz, ju lumte. Vetem perpara. Rrofte Edi Rama.

    Përgjigju
    • 16 orë punë në ditë: 25/05/2023 23:34

      Po nga karagjoz u bën dinjitoz brenda ditës

  • LizA: 25/05/2023 17:55

    Po kjo rritje rrogë duhej se po vuante presidenti, kryeministri, ministrat, deputetët, gjyqtarët e të gjithë zvarranikët që nuk ikin nga Shqipëria. Nuk kemi bukë thonë, fëmijët nuk shkojnë dot jashtë shtetit thonë, nuk blejmë dot vila në Dubai, Spanje, e Zvicër, nuk kursejmë dot ne Qipro, e Islande.

    Përgjigju
  • Durrsaku: 25/05/2023 16:57

    Kur lexoje kto komentet ktu me duket sikur po lexoje komentet e Joqalbania

    Përgjigju
  • Pensionist: 25/05/2023 16:38

    Te lumt Edo....se po vdisnit nga fukaralliku.Tani i keni rrogat njelloj si pensionistet.Zoti mos pas meshir per ju

    Përgjigju
  • 16 orë punë në ditë: 25/05/2023 16:27

    Agjensitë e vlerësimit do e fundosin Shqipërinë dhe njerëzit aty do paguajnë çmimin e marrëzisë së politikës

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 25/05/2023 16:15

    Më në fund tallavaja e fushates 14 majit u kurorezua plotësisht me VALLEN E SUDES (MAKSUDE KADENËS) SË ALEKSANDËR MEKSIT TË VIII-të nga qentë kuvendarë te PS@PD@PL(ish leshelija) PËRPARA,PËRPARA PAS SALIHUT@LIKES.

    Përgjigju
  • Ju nuk e meritoni rritjen: 25/05/2023 16:15

    Rritja e rrogës së politikanëve, ministrave, qeverisë nuk do pranohet nga investitorët e huaj.

    Përgjigju
  • Paga minimale: 25/05/2023 15:37

    Paga minimale duhet 40,000 lek deri me 1 tetor 2023 maksimumi afatit ndryshe do kemi vetem deputet prokuror shefa dhe asnje punonjes e asnje ekspert ! Paga minimale 40,000 lek duhet deri ne Tetor 2023 por ne Qershor 2024 duhet paga minimale 48,000 lek patjeter pasi shpopullimi intelektual dhe fuqise punetore Po ben kerdinee

    Përgjigju
  • Vasili: 25/05/2023 15:31

    Per pensionistet shpikni ndonje virus e coni ne varr e mos i leni ne kete torture ku nuk mund te pine nje kafe 50 lekëshe.Turp

    Përgjigju
  • Infermieri: 25/05/2023 15:24

    I keni Len infermieret me 540 mij lek te vjetra rroge , e ju keni dhan mjekeve 2 miljon lek te vjetra rroge . A kuptoni diferencen galopante .

    Përgjigju
  • Alb: 25/05/2023 15:18

    Per vete se per populle se rru...kush. Ky ashte kapitalizmi i eger

    Përgjigju
  • Anna: 25/05/2023 13:31

    Po cjane keto maskarada Do ju rriten rrogat deputeteve Pensionistet sblene dot buke thate Te mos flasim per ndihmen ekonomike qe eshte vertet shtrese ne nevoje

    Përgjigju
  • titi: 25/05/2023 12:48

    berisha se voton se do qe ato lek ti marri shkelzeni

    Përgjigju
    • kik: 25/05/2023 12:59

      Nuk e voton por leket i shkojne ne banke, ti kthej tek buxheti i shtetit qe ta besoje qe nuk e voton.

  • Ines: 25/05/2023 12:47

    Pd eshte e shkaterruar

    Përgjigju
  • Arla: 25/05/2023 12:46

    Padyshim qe jeni me i miri

    Përgjigju
  • Iliri: 25/05/2023 12:30

    Sa turp,sa turp,po o popull nuk e kuptoni që kjo rritje page është per vet ata dhe militantët e tyre?Po ku është rritja e pagave këtu për popullin?Disa budallenj më lart ishin tepër entuziast për këtë vjedhje të fundit nga klasa politike Shqiptare. Sa poshtë kemi rënë si popull, SA TURP SA TURP.

    Përgjigju
    • Dritan: 25/05/2023 15:33

      ca goli ne minute shtese, folen e folen pa fund per rritjen e pagave, dhe ne fund ja rriten vetes me 100%, popullite me nga 6, 7 %

  • Era: 25/05/2023 12:24

    Me rritjen e pages askush ska pse leviz nga vendi yne

    Përgjigju
    • Beni: 25/05/2023 16:48

      Ska gje Toni,se ajo e ka te paguajtur sufllaqen

    • Toni: 25/05/2023 14:31

      Oj idiote, e kupton qe njerezit nuk kane buke te hane? Plehre patronazhiste.

  • besnik: 25/05/2023 12:23

    vec ti i ke rrit rrogat o shok

    Përgjigju
  • Tea: 25/05/2023 12:23

    Shqiperia do zhvillohet shume sidomos duke ju pasur ju ne krye te vendit

    Përgjigju
  • Alesio: 25/05/2023 12:20

    Vetem partia socialiste mund ta arrinte rritjen e pagave fal mire menaxhimit te ekonomis Shqiptare dhe paketave qe kan sot ne arrim ne rritjen e pagave me te larta ne histori per tu duartrokitur ????????????????

    Përgjigju
  • dori: 25/05/2023 12:17

    fjale fjale,,dhr vetem fjale,,mashtrime per te ngrene me luge floriri,,,,dhe fondet vidhen perdite,,e njerezit ikin perdite,,,,kur do i merrni zvarre keta o popull qe po tallin menderen me ju..te dy palet...

    Përgjigju
  • Pagamarresi: 25/05/2023 11:59

    Propaganda politike e PS-se u be me sloganit "paga mesatare 900 euro", "nuk do kete rritje pagash per ministra e ca i mban pragu i deres tyre" por nderkohe ne parlament aprovojne dyfishimin e pages per veten e tyre. Me keto ritme qe kane rritur pages e tyre ska nevoje ta rrisin pagen e administrates se mesatarja shkoi 900 euro. Polikane te urryer por sic i meriton ky pupull.

    Përgjigju
  • Joni: 25/05/2023 11:51

    Te rinjte nuk do te kene arsye te largohen nga shqiperia sepse pagat do te jene njesoj si ne vendet europiane

    Përgjigju
    • Beni: 25/05/2023 16:49

      O Tani eshte po i njejti sufllaqexhi,e ka me norme 5 komente ne dite per nje sufllaqe

    • Tani: 25/05/2023 14:32

      Or cope mishi, edhe Mali i Zi i ka rrogat shume me te larta, se vendet perendimore as ne enderr nuk i afrohesh dot.

  • Klea: 25/05/2023 11:49

    Nje rritje historike e pages qe vetem qeveria juaj mund ta bente

    Përgjigju
  • redi: 25/05/2023 11:43

    Bravo PS dhe Rames per rritjen e pagave ,qe do rrisi konsumin dhe efekti eshte rritja ekonomike dhe per rrjedhoje dhe rritja PBB

    Përgjigju
  • Go west: 25/05/2023 11:39

    Pensioni masimal i nje pensionisti qe ka paguar maximumin e kontributeve(por nuk ka qene deputet, gjyqtar oficer etj) eshte sot 27000 leke,as 250€. Pa folur per pensionin mesatar te atyre qe kane punuar tere jeten qe nuk kalon 150€. Rama nuk e njeh turpin. Pa ndihmen e femijeve, pensionistet shqiptare, do te vdisnin per buke. Ky levdohet si kaposh. Ti rrijne dy ortaket e tij kryehajdute e kryekriminele, Saliu dhe Iliri. Sa te jene ata, ky ben çfare i do qejfi.

    Përgjigju
    • Himara: 25/05/2023 13:13

      Go ne te sateme

  • Loran: 25/05/2023 11:28

    O hajdut pse buk cmimin e energjis apo te vjedhu Belinda po ato anijet ne vlor qe pagun nje mln dollar dita

    Përgjigju
  • Kritiku: 25/05/2023 11:13

    Çudi sa lehte bien dakort hajdutet me njeri tjetrin kur eshte puna per te dyfishuar rrogat e deputeteve.

    Përgjigju
  • Kur i rrit kot: 25/05/2023 10:39

    Do goditet ekonomia, rritet inflacioni

    Përgjigju
  • Pensionisti: 25/05/2023 09:38

    Rritja e pagave eshte pagesa qe po u behet militanteve qe votuan PS.

    Përgjigju
  • Ekonomiste: 25/05/2023 08:20

    Edi Rama ne diber tha nuk do rriten rrogat e deputeteve dhe qeveritareve kësaj rralle,mbas dy ditëve u aprovua ne komisionin e ekonomisë,ky eshte nje mashtrim i krymin.Si mundet tua rrisin rrogat kësaj kategorie ku te gjithe kane biznese,femijet e tyre bejne jete luksoze pushime familjare luksoze,ku pensionistet qe jane shtresa me e vuajtur e me e varfer krymin.i ka lene mbas dore,Ne shqiperi po thellohet per cdo dite e me shume diferenca shume te pasur dhe shume te varfer.Kalovea lumin te dhjefsha kalin.I more votat tashti mund te mashtrosh popullin si te duash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja