Demokratët akuzuan kryeministrin Rama se ka fyer Berishën nga vendi dhe kërkuan përjashtimin e tij nga punimet e Kuvendit. Kërkesa e opozitës u rrëzua nga maxhoranca. Ndërkohë që për Flamur Nokën do vendosë Byroja e Kuvendit në mbledhjen e parashikuar për në orën 19:00.
"LSI motra jonë dhe e PD"
Rama nuk shmangu as batutat me gazetarët kur e ka quajtur LSI-në motër të PS-së. "Së pari njëherë të merremi me anën serioze, pastaj dhe me aspektin qesharak. Jemi vërtetë në një pozitë të vështirë, nuk po ja dalim dot që të arrijmë në momentin që opozita të bindet që parlamenti nuk është klub të dehurish siç ishte për 4 vjet. Ky parlament funksion në bazë të rregullave të shkruara bashkërisht, të miratuara bashkërisht. Mbi bazën e këtyre rregullave ka nisur të funksionojë dhe do të funksionojë, do apo s’do PD apo motra jonë LSI. Është një opozitë pa kokë, pa program pa skuadër. Nuk ka përgjegjësi. Nuk merr dot përgjegjësi. Unë nuk shof këtu se si ne do t’ia dalim të gjithë sëbashku për ta futur këtë opozitë në rrugën e arsyes, për të mos shkelur rregullat e bashkëjetesës", tha Rama.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO









