Rama: Shëndetësia dështoi, në
Burrel më shtruan në pediatri

ELBASAN- Kryetari i PS-së udhëtoi sot drejt Elbasanit për të prezantuar programin për reformën në shëndetësi, nevojën për ndryshimin radikal të së cilës e provoi në kurriz pak ditë më parë.

Në takimin elektoral në teatrin "Skampa" Rama tregoi eksperiencën e tij në spitalin e Burrelit, pak ditë më parë ku iu desh të mjekohej për shkak të një luhatjeje tensioni. Rama kishte shkuar në Burrel për një takim me mjekët për të prezantuar reformën në shëndetësi.

”Në spitalin e Burrrelit pata kohën të isha edhe si pacient dhe përjetova gjithë nevojën për programin e rilindjes duke nisur nga gjëndja fizike e spitalit.  Mua më çuan te pediatria. Krevatet ishin të vegjël por shyqyr që kishte dyshekë, dhe gjatë kohës së serumit nisi një ngrirje lart, lart, dhe kur mbaroi nuk ngrihesha dot se isha i ngrirë. Më kuruan nga një gjë u sëmura nga i ftohti. Pyeta se kur është ndërtuar ky spital dhe më thanë në vitet 1950. I pyeta a ka pasur ngrohje? Po mu përgjigjën por e fiku Fatosi, e ngriu Saliu tani jemi në frigorifer.

Kryetari i PS-së tha se "sistemi i sotëm i bazuar në kontributet shoqërore ka falimentuar” dhe premtoi  ndryshim rrënjësor të këtij sistemi.  "Vetëm 470 mijë shqiptarë janë të siguruar për shëndetin, 1 mln e 60 mijë persona janë të papunë"- tha Rama.

"Nuk ka filluar tani e keqja, ka filluar para 20 vitesh, në këto 7 vjet është kancerizuar”- tha Rama i cili duke iu përgjigjur akuzës për centralizim të sistemit shëndetësor u shpreh se "sot është centralizuar korrupsioni dhe kontrolli mbi gjithë shërbimin shëndetësor.. dhe pacienti del nga spitali si dele e rrjepur"

Sipas Ramës PS nuk do të kthejë sistemin e vjetër por do të ndërtojë një sistem të së ardhmes ku të gjithë do të përfitojnë shërbim shëndetësor falas dhe ku do të jenë vetë bordet e spitaleve që do vendosin për aparaturat dhe “do përfundojë epoka e minsitrisë që inauguron aparatura që prishen pas 2-3 ditësh”

Rama tha se me paratë për rinokstruksionin e QSUT është abuzuar dhe “rojet e shtetit me rojet private bëjnë muhabet ndërkohë që vidhet spitali çdo ditë”

Rama mbylli fjalën e tij duke deklaruar se PS nuk premton mrekulli, por t'i kthejë dinjitetin e nëpërkëmbur shqiptarëve dhe ndryshimin e skemës në themel, ku qytetarët kolektivisht do të kontribojnë për shëndetin.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Reshjet e dëborës, qarkullimi i mjeteve në rrugën e Kishës së Laçit kryhet me vështirësi

Reshjet e dëborës, qarkullimi i mjeteve në rrugën e Kishës së Laçit kryhet me vështirësi