TIRANË, 29 Shtator /ATSH-Gjergji Mima/ - Kryeministri Edi Rama ka postuar sot në rrjetin social "Twitter" një foto të sheshit përpara stadiumit "Elbasan Arena", ku ekipi Kombëtar i futbollit do të zhvillojë ndeshjet e tij. "Sheshi përpara Shtëpisë së Re të Kuqezinjve", shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij.
Ndërsa në një postim tjetër ku tregon një foto të sheshit përpara stadiumit, por edhe të fasadës së jashtme të stadiumit, Kryeministri Rama shkruan "Kopenhageni? Amsterdami? Stokholmi? Jo! ELBASAN ARENA! #ForcaShqiperia".
Ndërsa të dielën Kryeministri Rama me anë të një postimi tjetër tregonte një foto ku tregohej se stadiumi i ri i qytetit të Elbasanit, "Elbasan Arena" është drejt përfundimit.
"Shtëpia e Re e Kuqezinjve drejt përfundimit:-)", shkruante dje Kryeministri Edi Rama në postimin e tij.
Ndeshja e parë që Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë në "Elbasan Arena është më 11 tetor me Danimarkën, e vlefshme për eleminatoret e Euro 2016.
/Shqiptarja.com