TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të martë (4 mars 2025) në rrjetet sociale një video me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçin, duke hedhur poshtë kështu pretendimet e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës, se ai ishte arratisur për t’i shpëtuar drejtësisë.
Në mbishkrimin e videos, kryeministri Rama shprehet se Agaçi dhe familjarë të tij u përballën me shpifje dhe sajesa nga "Bufi i Këneteës" (duke iu referuar Berishës), ndërkohë që i shtruar në një spital në Itali, "ishte në fije të perit në reanimacion me frymëmarrje të drejtuar, pas një operacioni në zemër që pasoi nga një ndalim i funksionit të mushkërive".
Kreu i qeverisë u takua me Sekretarin e e Përgjithshëm të Kryeministrisë pas kthimit nga Gjermania, ku mori pjesë në Panairin e Turizmit në Berlin, i cili këtë vit u çel nga vendi ynë.
Rama: Sapo jam kthyer nga Berlini kam gjetur këtu një të kthyer tjetër nga arratia, ja ku është Engëll Agaçi.
Agaçi: Përshëndetje të gjithëve! Ju falënderoj me gjithë zemër për mbështetjen.
Rama: Jo të gjithë, por mbështetjen e atyre që mbështeten. Atyre tjerëve, pa merak më 11 maj
Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:
Ky është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, të cilin Bufi i Kënetës e shpalli arratiak në kërkim nga drejtësia dhe e gjithë aradheja kënetore kanal më kanal e portal më portal, ia telendisi familjen e të afërmit, duke batërdisur publikun me kua-kua-kuara të ububushme, teksa tjetri ishte në fije të perit në reanimacion me frymëmarrje të drejtuar, pas një operacioni në zemër që pasoi nga një ndalim i funksionit të mushkërive.
Më 27 shkurt, Berisha pretendoi në Parlament se Agaçi ishte arratisur në Itali dhe SPAK i kishte sekuestruar laptopin.
-
Mjeksia qe duam!
Përgjigju -
Bravo mjeksia Shqiptare!!!
Përgjigju -
Pra cfaredo qe te akuzohet NUK mund te arrestohet nga askush, sepse spitali i burgut nuk e garanton shendetin e tij. Skeme e vjeter.
Përgjigju -
Hajt intubim hajde haaaaaaaaaaaaa haaaaaaa
Përgjigju -
Po sikur nuk lejohet udhetimi pas operacionit te zemrës? Apo partia ta heq njollen thuaj.
Përgjigju -
Po cne qe su operua ketu ky meqe kemi shendetesii sh te mire
Përgjigju -
Të shkuara e u bëfsh mirë. Udhëtimet pas ndërhyrjes në zemër janë të ndaluara nga mjekësia. Mbi të gjitha udhëtimi me avion. Megjithatë, kujdes me ngarkesat emocionale të forta! Rri larg stresit! Të paktën 3 javë. Shërim të shpejtë
Përgjigju -
Zoti Rama! Bufit zorraxhij e gënjejnë dhe ky i merr të vërteta,ka edhe ato që nxjerrin kujin me plak prostaten.
Përgjigju








Komente
Komento