Sherr e ofendime në çadrat e tërmetit: 'Ta mbuloj mamanë e të vdes?! Po zihemi me njerëzit, ku është qeveria?

Në çadrat e ngritura në fshatin Qafëzezë të bashkisë Kolonjë, për të strehuar banorët e prekur nga tërmetet që lëkundën qarkun e Korçës, ka pasur tension mëngjesin e kësaj të mërkure. Mes vetë banorëve kanë nisur konflikte. Disa banorë që nuk u janë dëmtuar shtëpitë kanë nisur të ofendojnë personat që u janë dëmtuar shtëpisë dhe që po marrin ndihma. Emergjencat Civile ngritën menjëherë çadra për banorët e tre fshatrave të prekur nga lëkundjet sizmike, Floq, Vidohovë dhe Qafëzezë. U shpërndanë ndihma me ushqime, u stacionuan shërbimet mjekësore dhe po ashtu me të prekurit me probleme shëndetësore për shkak edhe të motit të keq me reshje të ditëve më parë, u sistemuan në qendra sociale.

Por në fshatin Qafëzezë, një banor, me emrin Visi, ka pasur të sëmurë nënën e tij të moshuar. Nga sa ai thotë, ka njoftuar ambulancën, por një infermier i është përgjigjur se nuk mund të vinë në çadra për shkak të përplasjeve mes banorëve, të cilët gjithashtu, këtë situatë e kanë kthyer edhe në irritim ndaj bluzave të bardha. Banori thotë se infermieri i është shprehur ta marrë nënën në krahë dhe ta çojë në ambulancë. Kjo situatë është mohuar nga mjekja që kujdeset për të strehuarit në çadra pasi sipas saj shërbimi mjekësor është 24 orar në dispozicion të tyre.

Në këtë situatë të tensionuar ka ndërhyrë edhe policia, ku në një bisedë me efektivin, gruaja e banorit (Visi), thotë se infermieri e ka ofenduar si grua. Për të parë nga afër situatën dhe për të zbutur konfliktet ishte edhe Thoma Zisi, Nënkryetar i bashkisë Kolonje.

Në shenjë revolte, banori është futur në çadër dhe ka marrë ushqimet e dhëna për ta duke i hedhur në tokë: Nuk kam shtëpi për t'i gatuar, - shprehet ai, ndërkohë që banorët e tjerë, të cilët shfaqen më të qetë, i thonë se është racioni i tij dhe nuk duhet të shkojënë gjeste të tilla.

Sipas një informacioni të Ministrisë së Mbrojtjes, dhënë për mediat ditën e djeshme, në fshatin Qafëzezë të bashkisë Kolonjë janë 18 banesa të shkatërruara dhe 71 të tjera me dëmtime të lehta.

Debatet në çadrat e tërmetit

Banori (Visi) i drejtohet mjekes dhe infermierit: Ta marr mamanë në kurriz për koke? Tani na bëni edhe si gangster. Ku je moj doktoreshë? Ne e thërrasim ambulancën ata nuk vijnë.

Gruaja e tij: Infermier nuk ka. Merre në kurriz thonë. Ne na bie të fiktë, ambulanca nuk vjen, infermierët rrinë atje. Kjo është qeveria.

Banori (Visi) - infermierit: Si këtu ishe more? Ku ishe ti? Andej matanë? Po nuk ke faj.

Ndërhyjnë banorët e tjerë: Nuk ke punë me atë (infermierin)

Banori (Visi): Ta mbuloj mamanë të vdes?

Mjekja: Nuk ka ardhur infermieri?

Banori (Visi): Çfarë i shërbyen mamasë sime? Ata u goditën me njerëzit dhe më tha sille mamanë në kurriz.

Mjekja: Unë mbuloj edhe zona të tjera. Ambulanca ishte e hapur? Ishte në shërbim? Ambulanca është 24 orë hapur.

Banori (Visi): Unë mamanë e kisha në çadër mamanë, ata më thanë merre në kurriz dhe sille në ambulancë.

***

Banori (Visi) futet në çadër dhe hedh ushqimet në tokë: Ja ku i ke ushqimet merri. S'kam ku i gatuaj unë këto (ushqimet) se më ka rënë shtëpia fare.

Një banor tjetër: E ke racionin tënd mor vëlla, pse i nxjerr?

Banori (Visi): Ku është qeveria? Po na vinë për koke, po zihemi me njerëzit

***

Ndërhyn policia

Banori (Visi) -policit: Mos më prek me dorë shiko punën tënde

Gruaja - policit: Nëse një burrë t'i thotë gruas tënde "të më hani m*** u heq kokën dhe nuk ma ndjen". Çfarë do të bëje ti po të ta thoshte infermieri? Ai ma tha mua. Më ka ofenduar si grua

Thoma Zisi, Nënkryetar i bashkisë Kolonje

Një tjetër banore e fshatit Qafzezë pretendon se i kanë lënë jashtë çadrës, dhe se po jeton me një të moshuar të paralizuar në shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti e cila rrezikon të shembet.

Banorja: Jemi shtatë persona në familje, emrin na e kanë vënë në çadër por çadër nuk na kanë sjellë. U zura, u thera me burrin, vajta u zura andej. Po qëndrojmë në ato shtëpi, që po ranë copa guri në kokë i ka.

/Përgatiti Redaksia Online e Shqiptarja.com

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 05/06/2019 14:46

    Në vend qe ata që i kane shtepite ne rregull ti strehojne te demtuarit, i fyejne...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen