Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Elbasan, ku ka vizituar përfundimin e punimeve në Postën Shqiptare.
Nga atje Rama ka prezantuar sot “e-Wallet”, aplikacionin më të ri nga Posta. Përmes këtij aplikacioni, kryeministri tha se merren një sërë shërbimesh në postë online, duke shkurtuar kohën si dhe duke zhdukur burokracitë.
"e-Wallet" është portofoli i ri elektronik i çdo qytetari, për të kryer të gjitha shërbimet postare nga celulari , pa pasur më asnjë nevojë për të harxhuar kohë, nëpër radhë duke shkuar fizikisht në zyra.
Në këtë vizitë kryeministri ka qenë i shoqëruar edhe nga kreu i grupit Parlamentar të PS Taulant Balla dhe kryebashkiaku Gledian Llatja.
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot “e-Wallet”, aplikacionin më të ri nga Posta Shqiptare.
Rama nga Elbasani shprehet se përmes këtij aplikacioni, merren një sërë shërbimesh në postë online, duke shkurtuar kohën si dhe duke zhdukur burokracitë.
"Vërtet ne sot s'mund të themi se e kemi çlituar qytetarin nga kthetrat e demokracisë. Le të na kritikojnë të na shajnë e çfarë të duan por smund të bëhet një krahasim. Ska fare, sa mund të krahasosh këtë qiellin me Elbasanin në kohën e territ. Kjo është bazxa e një transformimi të jahstëzakonshëm që do të kërkojë pak kohë. Ka shumë njerëz që e dinë se mund ta marrin nga telefoni i tyre por përsëri vazhdojnë vijnë.
Ku shkoni diku për të çuar pensionin merrni një fletpalosje. Nga ky moment është një shërbim ti mund ta marrësh edhe pensionin pa pasur nevojë për të shkuar deri atje. Ky do të jetë një çlirim i madh. Informimi është i gjithë problemi. Ky aplikacion shkurton kohën dhe zhduk burokracitë. Kush flet për administratën e për korrupsionin në administratë, ka të drejtë të kërkojë shumë më tepër akoma, po kush nuk e sheh ndryshimin si dita me natën në shërbimet për qytetarët, ose ka shumë mllef politik e nuk shikon dot ose ka humbur kujtesën dhe nuk gjykon dot", tha Rama mes të tjerash.
Shikoni o Shqiptar se çfar ndryshimesh rënjësore ka bëri Edi Gjigand Rama. Prandaj kur votën ta jepni mendohuni mir në se doni regull mërqënje e qetësi. Se Edi Rama lylit llosh ja ka bo 100 her kosh. Pra jan 200-0 për Gjigandin Edi Rama.
Përgjigju