Rama shpërndan bonusin e bebeve te ‘Mbretëresha Geraldinë’, lule për nënat e reja: Do jemi pranë jush (VIDEO)

TIRANE- Kreu i qeverisë Edi Rama ka zgjedhur të nisë vitin 2020 me një vizitë tek nënat e reja në martenitetin 'Mbretëresha Geraldinë' në kryeqytet.  Rama i uroi 10 foshnjave që erdhën në jetë minutat e fundit të 2019 dhe orët e para të Vitit të Ri, jetë të gjatë dhe të lumtur, ndërsa ka shpërndarë edhe bonusin e bebeve.

Rama i premtoi nënave të reja mbështetje që jeta e bebeve të jetë sa më e lehtë dhe e bukur duke i dhuruar atyre edhe buqeta me lule.

"GËZUAR nënave dhe të gjitha familjeve të reja që presin, e do të presin fëmijë në vitin e saponisur Ne u jemi e do t’u jemi pranë për ta bërë më lehtë e më të bukur, ardhjen e bebeve", shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama gjate vizites ne maternitet

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:23
Foshnja e parë e 2020 në Vlorë, vajza me emrin me kuptimin e veçantë vjen në jetë pak pas mesnate (VIDEO)

Pak pas ndërrimit të viteve ka ardhur në jetë edhe fëmija i parë në Maternitetin e Vlorës. Ajo është pagëzuar me emrin Xhoia. Fëmija i parë i familjes Beqiraj ka ardhur në jetë në orët e para të mëngjesit. Ajo dhe nëna e tij gëzojnë shëndet të mirë.  Xhoia është një emër që vjen nga italishtja, që përkthehet 'gëzim'. Në Shqipëri janë 41 vajza dhe gra që mbajnë emrin Xhoia.

Ora 12:15
Viziton bebet e para për 2020 në maternitetet e Tiranës, Manastirliu: Mbi 37,180 të porsalindur përfituan bonusin

1577877378_ogerta.jpg

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, dhe kryeministri Edi Rama kanë vizituar në të dy maternitetet e Tiranës bebet e para të ardhura në jetë për 2020.

Nga Materniteti "Koço Gliozheni" ministrja Manastirliu ka uruar gjithë shqiptarët për një vit të mbarë dhe ka deklaruar se gjithë puna dhe sakrifica i dedikohet fëmijeve, mbeshtetje e tillë nga qeveria është dhënë nëpërmjet bonusit të bebes për çdo të porsalindur.
" Ta bëjmë Shqipërinë më të mirë për fëmijë tanë. Këtu duhet të kontribuojmë të gjithë. Ndaj edhe qeveria shqiptare vendosi që nëpërmjet inicimit të politikës së re në 2019 t'i mundësonte çdo familje bonusin e bebes për fëmijën e parë, të dytë të tretë e kshu me rradhë. Një shpërblim i nevojshëm për çdo familje", tha Manastirliu.

Për vitin 2019 janë mbi 37,180 tē porsalindur që  kanë përfituar Bonusin e Bebes, prej tyre mbi 10 mijë të lindur jashtë vendit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edmond (rreshen): 01/01/2020 20:05

    Me te bukur,mund ta beni,sepse esht ana materiale ajo,qe zbukuron sallen e lindjes dhe spitalin,por me te "leht" kete kam veshtiresi ne te kuptuar !!!

    Përgjigju
  • Braiden: 01/01/2020 16:57

    Bonusi i lindjeve per 2018 nuk eshte dhene

    Përgjigju
  • Emi: 01/01/2020 14:36

    Urimi por edhe ky femi sa te bahete 15 vjec ka me marr rrugate si rrefugjate per buk gojete.

    Përgjigju
  • berti: 01/01/2020 14:31

    gezuar 2020 o boss je 1 sh

    Përgjigju
  • Arbëri: 01/01/2020 13:14

    E mirë e gjithë kjo, por si është e mundur që të hyjë tek pacientet pa rroba mbrojtëse, mantel , doreza dhe maskë goje ...???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)