Kryeministri Rama shperndan leje legalizimesh Foto: Harilla Koci
TIRANË, 3 Mars /ATSH-Gjergji Mima/ -Kryeministri Edi Rama shpërndau sot legalizime në qytetin e Vlorës.
Kryeministri u shpreh se këto legalizime vijnë pas një periudhe të gjatë pritjeje, por edhe pas një periudhe ku zyra e ALUIZN-it në këtë qytet është gjetur në gjendje të mjeruar.
"Këto legalizime vijnë pas një periudhe të vështirë për shkak të trashëgimisë shumë të rëndë në këtë qytet dhe zonë ku për fat të keq gjetëm një sitautë njësoj si pas një bombardimi, ku dosjet e njerëzve që kishin aplikuar ishin lënë në gjendje skandaloze", tha Rama.
"Jemi të gatshëm, theksoi Rama, që t'i japim një përgjigje konkrete dhe zgjidhje përfundimtare një shqetësimi dhe ëndrre që të gjithë ju njereëzit e zakonsëm i keni ndërtuar, jo për biznes, por për të strehuar familjen".
Kryeministri Rama shperndan leje legalizimesh Foto: Harilla Koci
Për ne, vijoi Rama, "ky proces është i një rëndësie të madhe kombëtare për ndarjen nga një epokë kaosi, rrënimi dhe ngatërresash të pafundme në çështjet e pronës".
"Jemi të bindur që jo vetëm çuarja përpara dhe legalizmi i procesit ka rëndësi të veçantë edhe për ekonominë kombëtare. Sepse praktikish ju e dini se për të ndërtuar ato shtëpi keni shpenzuar çdo kursim. Ajo është një pasuri, e cila nëse nuk hipotekohet nuk ka asnjë vlerë. Por nëse hipotekohet kthehet në një pasuri të patundshme, por edhe është një mundësi për të marrë kredi për të hapur një bzines për të mbështetur studimet e një fëmije, për të blerë makineri për prodhim dhe kështu me radhë", tha kryeministri Rama.
Kemi besim, theksoi Rama, "se procesi i legalizmit do të jetë paralelisht nga njëra anë një proces drejtësie sociale për një numër të madh familjesh shqiptare, por edhe një burim i madh rritjeje për ekonominë tonë kombëtare. Pra interesi është dhe privat për secilin prej jush, por edhe interes kombëtar". /a.ke/