Kreu i Partisë Socialiste mbodhi sot grupin parlamentar të PS-së për të informuar për nisjen e dialogut me Shqiptarë për të ndarë vizionin dhe programin për rilindjen kur “Shqipëria digjet çdo ditë”. Dialogu do jetë me çdo qytetar në fshat e qytet dhe do të përfundojë pas 10 muajsh, me zgjedhjet e 2013. Rama bëri me faj kryeministrin dhe keq qeverisjen e tij për situatën e zjarreve, krimit dhe rrënimit ekonomik me të cilën po përballet sot Shqipëria.
“Ne në këto 10 muaj nuk do të merremi me monologun e të lidhurit, për të mbuluar dështimin me ekonominë dhe integrimin europian. Do fokusohemi te ekonomia, nuk do mjaftojmë të tregojmë sa keq e ka katandisur ekonominë qeveria por do të tregojmë si do ta rilindim ekonominë”- tha Rama.
Rama informoi se socialistët do të shumëfishojnë komunikin për t’i dhënë fund rrënimit dhe për t’i hapur rrugë rilindjes shqiptare që përcakton alternativa socialiste. Do ti tregojnë me prova fakte e të vërtetë korrupsionin që ka kapur cdo ministri..Zgjedhja e pas 10 muajve ështe e qartë, qytetarët duhet të zgjedhin ose rrënim i mëtejshëm ose një zgjidhje e re me një program të ri dhe një lidership të ri”- tha zoti Rama.
ZJARRET
Rama u ndal tek situata në vend ku tha se “janë djegur mbi 2500- 3000 ha pyje, disa dhjetra mijëra ha kullota.” Kreu socialist bëri me faj kryeministrin se nuk ka marrë asnjë masë për parandalimin dhe minimizimin e dëmit të zjarreve të pritshme në sezonin e verës.
“Kur çdo vend tjetër në rajon ka të garantuar tërësisht masat për mbrojtjen e pyjeve dhe planet parake dhe strategjitë afatgjata dhe gjithë logjistikën, Shqipëria e Saliut nuk ka akoma një makinë dislokuese në pyjet e larta. Marrja e mjeteve ajrore me qera kur zjarr i ka rënë dhe dëmi është bërë është haraç shumë i shtrenjtë që paguhet me taksat e shqiptarëve. Më e shëmtuar është heshtja prej varri për zjarret që bëjnë kërdinë dhe zhurma për të fajësuar opoziutën dhe për zjarret.”- ”- tha Rama.
KRIMET
"Vetëm në tre muajt e fundit janë vrarë e plagosur në rrugët pastandarte të Sali Berishës më shumë njerëz se në Irak e Afganistan të marrë së bashku, sepse nuk funksionin shtetin por mbahet peng me qeverisje e propagandë kundër opozitës.”- tha Rama duke ironizuar dhe deklaratën e djeshme të ministrit të Brendshëm Flamur Noka. ”Zjarret e krimi nuk është problem. Vetëm opozita tha dje ministri i Brendshëm i Saliut”- shtoi Rama.
KREDITE E KEQIJA 1 MLD USD, FULLANI TE MBAJE PERGJEGJESI
Rama u ndal tek paga dhe shpenzime te Guvernatorit dhe deklaroi se qytetarëve do tu faktohet me prova rrënimi dhe ku është katandisur ekonomia.
Sipas kryetarit socialist "kreditë me probleme kanë vajtur në 1 miliardë dollarë dhe Banka Shqiptare duhet të mbajë përgjegjësi, por Guvernatori nuk ka kohë se merret me klubet e volejbollit"
“Kemi një guvernator të dytin në botë për më të paguarin. S’ka më keq kur një guvernator sillet me paratë publiku si me thesarin e Ali babës... Të punësuarit janë sot në po atë numër sa 7 vjet më parë, dhe ka më shumë të papunë se 7 vjet më parë. Numri i familjeve me ndihmë ekonomi po ai para 4 vjetësh. Por gjysma e familjeve që kanë nevojë nuk e marrin sepse janë jashtë kësaj liste. Më shumë se gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri. Këto të dhëna nuk i ka prodhuar opozita”- tha Rama
RAMA: JA NDRYSHIMET QE I PROPOZOJME BERISHES, PSE S'DO T'I VOTOJE
Në replikë me kreun e grupit PD, Astrit Patozi i cili amendamentet për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga PS i cilësoi dje “paçavure”, Rama tha se PS për të hartuar këto amendamente ishte mbështetur në Kushtetuta të vendeve evropiane.
“Nëse do të ishim njësoj si pala tjetër nuk do të kishim sjellë propozimet dhe do të prisnim që të vinim në qeveri dhe do silleshim si pala tjetër. Propozimet tona tregojnë qartë në cfarë raporti jemi ne qeverinë. Sot jemi në pozitë nesër do të jemi në qeveri”- tha Rama duke sqaruar propozimet e PS dhe pse qeveria nuk do t'i votojë:
“Ne kemi paraqitur amendamentet që kanë të bëjnë me reformë thelbësore të drejtësisë, e jo arnime. Por si mund ta pranojë kjo qeveri të korruptuarisht që gjyqtarët e gjykatës së lartë të zgjidhen me 3/5?!. Kjo do të thotë të lëshojë monopolin e zgjedhjes të gjyqtarëve me të cilët ka një marrëveshje shumë të qartë: Në cështjet e njerëzve të zakonshëm bëni ç’të doni dhe merrni ç’të doni, në cështje me ne, na jepni pafajësi. ..
“Saliu nuk ka si pranon amendamentet për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, sepse e shikojnë si varkën e shpëtimit nga çdo akuzë pas mbytjes së anijes së qeverisë qershorin e ardhshëm... Parlamentin e duan si një foltore për të arritur kulmin e propagandës kundër opozitës.. Pala tjetër nuk do t’i votojë por ne do ta bëjmë këtë debat me shqiptarët dhe atyre u takon të dëgjojnë dhe të gjykojnë me votë 10 muaj më pas.”
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ndryshimet kushtetuese, Ruçi: Shqyrtojini, Patozi: Paçavure