Rama: Eurocontrol renditi Shqipërinë në krye të klasifikimit për rritjen e trafikut ajror, 107 fluturime në ditë gjatë javës së kaluar

Shqipëria është renditur në krye të klasifikimit për rritjen e trafikut ajror duke arritur në 107 fluturime në ditë vetëm javën e kaluar. Këtë bëri me dije kryeministri Edi Rama me një video të publikuar nga Agjencia Europiane e Aviacionit Civil, Eurocontrol.

Portugalia renditet në vend të dytë, Turqia në vend të tretë, Norvegjia në vend të katërt, Spanja në vend të pestë. Për shkak të rritjes së fluksit së lëvizjeve drejt aeroportit të Rinasit, ARRSH dha vendimin që nga data 1 maj qarkullimi do të realizohej me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

Qëllimi i këtij vendimi ishte që të shmangeshin vonesat, ndaj mjetet që vinin nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndiqnin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport. Ky vendim protestat e banorëve të zonës për 4 ditë me radhë derisa u kthye në gjendjen e mëparshme pasi ARRSH u tërhoq. Banorët fillimisht u treguan skeptikë, duke e mos e besuar lajmin, por i bindi më pas fluksi i makinave që vinin nga sensi i ndaluar.  

Ata dolën për të protestuar pasi pati tensione dhe përplasje ndërmjet forcave blu dhe banorëve, të cilët bllokonin aksin rrugor në drejtim të aeroportit “Nënë Tereza”. 260 shtëpi u prekën nga bllokimi i rrugës, ndërsa 130 fëmijë duhet të përshkonin një rrugë shumë të gjatë për të shkuar në shkollë. Ato kërkuan që rruga të rikthehet siç ishte, pasi është një kosto shumë e lartë për jetën e tyre të përditshme dhe se nuk arrinin dot që të shkonin në tokat bujqësore.

Pas protestës së banorëve të Rinasit për hapjen me dy sense të rrugës, ministrja Belinda Balluku pa nga afër situatën ndërsa prezantoi edhe ndërhyrjen që do të realizohet për t’i dhënë zgjidhje trafikut në këtë segment. Ajo u shpreh se ARRSH ka nisur procedurën për ndërtimin e aksit të ri Kthesa e Kasharit-Fshati Ahmetaq-Rinas dhe bëri të ditur se brenda muajit korrik do të jetë gati.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 08/05/2022 15:33

    Rrofshin Sufllaqet o komentues. Bravo

    Përgjigju
  • luis: 08/05/2022 14:23

    sa me shume fluturime drejt shqiperise pacim ishalla...te mbushet jugu plot e perplot

    Përgjigju
  • saliko: 08/05/2022 14:22

    kjo tregon se do kemi nje sezon plot njerez te ndryshem

    Përgjigju
  • Arber: 08/05/2022 13:22

    Sigurisht qe keshtu do ndodhte pasi numri i turisteve eshte rritur dhe vendet tona vizitohen shpesh nga ato

    Përgjigju
  • Eldi: 08/05/2022 13:04

    Patjeter qe keshtu do te ndodhe. Me ndertimin dhe hapjen e aeroporteve te reja shpresoj te shkojme edhe me lart

    Përgjigju
  • klara: 08/05/2022 13:00

    Srz. Sa shum fluturime. Shqipria eshte ber e bukur prandaj vizitohet kaq shum

    Përgjigju
  • Aldi: 08/05/2022 12:53

    Kemi fatin me pas bukuri natyrore qe ja vlen te vizitohen. Shume turiste na vizitojne e shume te tjere do shtohen me investimet e aeroportet e reja

    Përgjigju
  • Agroni: 08/05/2022 12:31

    Imagjinoni kur te ndretohet edhe aeroporti i Vlores

    Përgjigju
  • Denis: 08/05/2022 12:28

    Do kete nje super sezon turistik kete vere dhe kete e tregojne statistikat. Bravo zoti Rama per te gjitha investimet e bera

    Përgjigju
  • Elton: 08/05/2022 12:13

    K avancu dhe shqiperia me aeroporte brravo

    Përgjigju
  • kejsi: 08/05/2022 11:27

    ja arriru dhe shqiperia me rregullu goxha sektore , dy areoporte te reja ne shqiperi do na nxjerrun ne vend te pare neve

    Përgjigju
  • Drin: 08/05/2022 11:23

    Patjeter eshte rritur fluksi fluturimeve por kjo tregon nevojen per investime shtese ne infrastrukture dhe sidomos ne gjelberim te pakten nga aeroporti drejt tiranes. Jemi me te ndoturit ne europe dhe kjo eshte per te ardhur keq. Duhet pune dhe jo levdata per qeverine se lame nam nga pislleku dhe katraura e trafikut

    Përgjigju
  • Alma: 08/05/2022 11:23

    Shihet qarte se eshte rritur fluksi i turizmit sic eshte treguar edhe nga statistikat e z Rama. Do te kete nje sezon shume te suksesshem veror. Bravo qeveria dhe z kryeminister

    Përgjigju
  • Rei: 08/05/2022 11:19

    Shqipera sa vjen e po behet nje lokacion per te gjithe turistet me investimet qe jane bere ne kete fush por dhe me natyren e merkullueshme qe shqiperia ofron cdo vite zdo te kemi me shume turista

    Përgjigju
  • Shqiptar: 08/05/2022 11:12

    Patjeter qe jane rritur fluturimet, se jane leshuar shqiptaret sapo u liruan kerkesat e pandemise. Kete duhet te thoje KM-ja, e jo te spekuloje me fluturime e satelite e kometa. Nuk le moment pa perdorur propaganden. Dhe ju o lumemedhenj e lepiresa qe komentoni per investimet e qivirise tuaj, po vazhduat me lepirje, nje moment te caktuar rrezikoni te ngeleni vetem ju ne shqiperi dhe atehere do jete shume vone, pasi do t’ju shtypin si buburreca keta “udheheqsa investues” qe ju adhuroni. Pffff……. arome fekale mban cdo lajm i nxjerre nga ai….

    Përgjigju
  • mandi: 08/05/2022 11:11

    e mir e pastaj thijn jopo skemi buk me honger jopo terci jopo verci gjith tu ik me pushime

    Përgjigju
  • Fredi: 08/05/2022 10:58

    Fluksi ajror tregon rritje te turizmit dhe se shqiperia eshte vend kyc levizjesh ne europe

    Përgjigju
  • Stavro: 08/05/2022 10:46

    Duke qene qe ne vendin tone jane bere shume investime ne çdo qytet dhe qe kane marre shume zhvillim , keto kane ndikuar ne shtimin e turisteve ne vendin tone .

    Përgjigju
  • Lela: 08/05/2022 10:37

    Me keto investime qe ka bere kryeministri yne normal qe turizmi do te rritet shume. Bravo zoti kryeminister

    Përgjigju
  • Blerta: 08/05/2022 10:36

    Nje lajm vertete i mire ky, fale investimeve te shumta kane bere te mundur terheqjen e turisteve e cila ndikon drejtperdrejte ne zhvillimin e ekonomise se vendit tone

    Përgjigju
  • Margarita: 08/05/2022 10:35

    Po ky esht lajmi qe tregon pikerisht statistikat qe zoti Rama na tregoi per rritjen numrit te turisteve. Sektori i turizmit po peson nje rritje te madhe kete vit dhe me siguri do vazhdoj keshtu edhe ne muajt e veres dhe kjo esht nje gje shume pozitive per ekonomine e vendit. Do pesoj rritje cdo sektor.

    Përgjigju
  • Ela: 08/05/2022 10:34

    Ja ku shihet puna e qeverise qe eshte bere dhe ku ka arritur vendi jon.Suksese dhe qofte ky sezon shume i suksesshem per te gjithe.

    Përgjigju
  • Genti: 08/05/2022 10:26

    Eshte gjynah mos ta vizitosh shqiperine me gjithe keto perla qe kemi ne edhe ca investime te bukura jane bere nga shteti dhe ja ku jemi sot me rezultate te larta ????????

    Përgjigju
  • Sabi: 08/05/2022 10:25

    Aq me shume turiste aq me shume blereje bejne ato ketu , automatikisht me shume te ardhura per ekonomine e bizneseve dhe ekonomine e shtetit????

    Përgjigju
  • Elona: 08/05/2022 10:23

    Me punë dhe perqendrim arrihen te gjitha!????????

    Përgjigju
  • Marko: 08/05/2022 10:22

    Super , kjo do te thote qe ka me shume turiste ne territorin e shqiperise gje qe ndikon shume pozitivisht ne ekonomine shqiptare ????

    Përgjigju
  • Altin doci: 08/05/2022 10:22

    Kushedi sa do shkoj per finalen e conference league ????????

    Përgjigju
  • Landi: 08/05/2022 10:20

    Kjo do te thote qe investimet, projektet per te permiresuar cdo skaj te vendit po japin nje zhvillim pozitiv dhe se qeveria po ben nje oune te shkelqyer!

    Përgjigju
  • Naldi: 08/05/2022 10:19

    Me keto super investime qe kryeministri yne ka bere te gjithe duan ta vizitojne shqiperine.

    Përgjigju
  • Sokol: 08/05/2022 10:18

    Lajm fantastik! Lajme te tilla pacim cdo dite e kaq pozitiv per vendin tone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat