TIRANE- Kryeministri Edi Rama shtroi te maten një Iftar me rastin e muajit të Ramazanit, ku morën pjesë përfaqësues të besimeve fetare, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, politikanë, artistë dhe gazetarë.
Në tryezën e shtruar për herë të parë në oborrin e kryeministrisë ku shquheshin ngjyrat e paqta, Rama vuri theksin në frymën e tolerancës.
Në fjalën e tij Rama tha se tryeza e iftarit është një tryezë ku mund të mblidhen së bashku njerëz të besimeve të ndryshme fetare, por edhe ata që nuk besojnë.
“Më bëri përshtypje refuzimi i ftesës nga një njeri i ditur, i cili me mirësjellje i tha protokollit të kryeministrisë se ishte ateist dhe si i tillë nuk mund të ulej në një sofër si kjo e kësaj mbrëmje, absolutisht asnjë arsye për tu ndjerë të lënduar me refuzimin e mikut në fjalë, po sigurisht, një mundësi për të reflektuar nëse ka apo nuk ka vend për ateistët në sofrën e iftarit”, u shpreh Rama në fjalën e tij.
Ndërsa nënvizoi se kjo pjesëmarrje është një mundësi e veçantë për të përjetuar dhe krijuar një hapësirë bashkëjetese. Në një moment të tillë bashkimi e tolerance kryeministri nuk e kurseu tonin ndaj terrorizmit duke u pikënisur nga Palmira e shkatërruar nga lufta e ISIS-it. Ndërsa ka nënvizuar se myslimanizmi nuk ka lidhje me terrorizmin, por mbështet tolerancën.
“Në një nga tryezat është emri i Palmirës, qendrës monumentale të qytetërimit antik në kryqëzim të rrugëve tregtare të besimeve të ndryshme, po minohet tani që ne jemi këtu ne këtë iftar nga një çetë terroristësh të ISIS, të cilët pasi ekzekutuan brenda rrënojave antike të Palmirës një grup të krishterësh po përgatiten të ekzekutojnë me dinamit vetë rrënojat”, tha Rama.
Ndërsa duke folur mbi Kuranin, kryeministri nënvizoi se vetë besimi nuk kërkon sforcim, por besim.
“Një nga fjalët e para të Kuranit, njësoj si dhe shtrimi i iftarit është në faktë një ftesë. Kjo ftesë thotë siç dikur ka thënë dhe Shën Agustini, shkallë shkallë ateist, pastaj besimtar. Asnjë sforcim në besim thotë Kurani. Të besojë ai që do, të mos besojë ai që nuk e ndjen”, deklaroi kreu i qeverisë.
Iftari është shtruar në oborrin e kryeministrisë që u hap për herë të parë për një aktivitet të tillë. Ndërsa organizatorët kanë menduar që gjithçka të shkonte konform festës.
“Kjo pjesëmarrje është një mundësi e veçantë për të përjetuar dhe krijuar një hapësirë bashkëjetese. Kjo është një atmosferë e posaçme që krijohet në një hapësirë si kjo. Pjesëmarrja në një Iftar prej kampeve të ndryshme, nuk është vetëm shenjë respekti, por edhe një mundësi e veçantë për të përjetuar një hapësirë bashkëjetese të çiltër. Praktikoni drejtësinë, kjo është përshpirtshmëria e vërtetë, na thotë Kurani dhe drejtësia e ka themelin tek njohja e së drejtës së tjetrit që nuk ka të njëjtin besim. Dhe kjo praktië vjen përmes bukë-ndarjes”, tha Rama. Në iftar kanë marrë pjesë përfaqësues të politikës, trupit diplomatik gazetar etj, gjë që ka treguar dhe një herë frymën e tolerancës dhe bashkëpunimit te shqiptarët.
Nje tjeter gje qe ra ne sy gjate aktivitetit ishin tavolinat te cilat mbanin emra qytetesh me histori botërore te vendeve si Iraku e Siria, apo edhe shteteve te tjera te sulmuara nga ISIS. Përmes kësaj simbolike
Rama ka sulmuar politikisht ne festen myslimane terroristet e ISIS.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO